Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E ardhmja s’ka më vlerë. Bota në kohërat e përqindjes së interesit zero

2016/12/21 at 8:01 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
E ardhmja s’ka më vlerë. Bota në kohërat e përqindjes së interesit zero

Nga Hanes Graseger

Të kesh 24 dritare të hapura në browser, 3 chate, kufjet në vesh, diçka për të ngrënë. Të shkruash një email teksa botohen online fotot e pushimeve. Të kontrollosh Facebookun në ecje. Të punosh në mënyrë konstante dhe gjithësesi të mos ndryshosh asgjë. Është kjo përqindja zero. Nga Liechtensteini në Tokio, duke kaluar nëpër Bruksel. E kanë vendosur sovranët e parasë në kështjellat e tyre racionale, me shtetet e frikësuara, të sulmuara e të “kapura pas fundeve”. Bankat qendrore i kanë çuar përqindjet e interesit në zero dhe në disa raste kanë shkuar edhe pak poshtë zeros. Përqindja zero është një botë e re. Qysh kur ekziston kapitalizmi, paraja shtohet vetë. Përtej kapitalit, ekzistojnë interesat mbi kapitalin dhe interesat mbi interesat. Kapitali lëviz vetë. Interesi u jep forcë kreditorëve dhe bën të shkojnë përpara debitorët. Për këtë arsye, përqindja zero i ekzalton kundërshtarët e kapitalizmit. Është diçka më e rëndë sesa disa rafte bosh në një supermarket të Venezuelës, vetëm se jashtë botës së financës askush nuk e ka kuptuar.

Përqindja e interesit është e ngulitur në gjithçka që është kapitalizëm, duke parë se cikli ekonomik bazohet mbi paranë. Sot, çdo kompani e re, çdo produkt i ri duhet të garantojë një rendiment më të lartë të përqindjes së interesit. Përndryshe, në vend që të investojë, një kreditor mund ta depozitojë paranë e tij në bankë dhe të kufizohet me marrjen e interesave. Nëqoftëse përqindja e interesit nuk ekziston më, atëhere më mirë të shkohet me pushime, sesa në bankë. Toka rrotullohet me shpejtësinë e duhur nga përqindja e interesit. Sa më e lartë që të jetë, aq më shumë ia vlen barra qeranë të presësh të nesërmen. Përqindjet e interesit masin vlerën e së ardhmes. Janë syri me të cilin kapitali shikon nga e ardhmja. Të mos hash kokrrën e grurit sot dhe të ruash të korrat e nesërme: është ky fillimi i qytetërimit tonë.

Antropologu David Graeber ka shpjeguar se në çfarë mënyrë borxhet kanë krijuar qytetërimin tonë. Por pa përqindje interesi nuk do të ekzistonin borxhet, pasi paraja huazohet vetëm për të nxjerrë diçka në këmbim. Ndoshta ka qenë kjo që na ka frenuar për të bërë menjëherë gjithçka që na vinte në mendje, që na ka bërë të zhvillojmë ligje, shtete dhe marrëdhënie. Çfarëdo lloj sistemi të mbizotëronte dhe çfarëdo pushteti të qeveriste, problemi ka qenë gjithmonë administrimi i së ardhmes. Kështu ka lindur bota në të cilën jetojmë.

Por në bitin 2007, e ardhmja është hedhur në erë. Vlera e të gjithë titujve financiarë që në atë kohë qenë shitur dhe blerë kudo – dokumenta format pdf, plot me përqindje që premtonin të ardhme më të mira, kontrata të gjata që thithnin kapital si sfungjer – është bërë e pallogaritshme. Përmbajtja e këtyre dokumentave është bërë papritmas e errët. Gota ishte gjysmë plot, apo gjysmë bosh? Askush nuk e dinte më. Vlera reduktohej. Nga çdo anë që të shikohej, dyshimi bënte pluhur çdo të ardhme. Kështu ka ardhur kriza financiare, që është transformuar në një gjendje emergjence permanente.

Në një moment të caktuar ministrat e Ekonomisë nuk kanë ditur më se çfarë të bëjnë dhe u janë drejtuar institucioneve të fundit, që ende mund të bënin diçka: bankave qendrore. Organizmat që shtypin paranë dhe përcaktojnë përqindjet e interesit: gardianët e ekonomisë së tregut. Bankat qendrore kanë analizuar situatën dhe kanë zgjedhur përqindjen e interesit zero. Fillimisht në Shtetet e Bashkuara e më pas në Europë. Nëse sot një bankë depoziton para pranë Bankës Qendrore Europiane, në këmbim nuk merr asgjë. Në Japoni, Danimarkë, Suedi e Zvicër merr deri më pak se asgjë. Pjesa më e madhe e ekonomisë botërore, 60 përqind e PBB-së botërore, sot luhatet në hapësirën e përqindjes së interesit zero, përfshi midis -1 dhe 1 përqindëshit. Nga bankat nuk nxjerr më asgjë, nëse depoziton para. Për këtë arsye llogaria jon në bankë na jep 0.1 përqind. Paraja që një baba heq mënjanë për djalin e tij, duke i hequr bukën nga goja, nuk i sjell asgjë në fund të vitit. Është kjo përqindja e interesit zero. E ardhmja nuk ka më vlerë. Përqindja e interesit zero mbretëron në Bashkimin Europian, në Zvicër, në Japoni dhe pak a shumë, edhe në Shtetet e Bashkuara. Është një fenomen i lidhur me ato shoqëri që kanë parë mirë, për një kohëtë shumë gjatë me paranë e tyre, dhe që tani u evokohet e ardhmja dhe e kaluara në të njëjtën kohë: postmodern, postkomunizëm, postpunk, postkapitalizëm, postutopi. Gjithçka duket e mbaruar, e nesërmja është në pritje, por nuk vjen kurrë…/Përgatiti Armin Tirana/ www.bota.al

Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
Ja si vëllai i këngëtarit të njohur Petrit Lulo jeton në banesë të rrënuar

Ja si vëllai i këngëtarit të njohur Petrit Lulo jeton në banesë të rrënuar

Kosova, vatra e re e ISIS/ Ushqen me rekrutë luftërat në Siri e Irak

Kosova, vatra e re e ISIS/ Ushqen me rekrutë luftërat në Siri e Irak

Dy vjet pa Atjonin Zhitin, publikohet shkrimi i tij: A jemi gati për atë që duam?

Dy vjet pa Atjonin Zhitin, publikohet shkrimi i tij: A jemi gati për atë që duam?

TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com