Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E ardhmja i takon të majtës, jo të djathtës

2019/03/02 at 3:18 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
E ardhmja i takon të majtës, jo të djathtës

Wolfgang Münchau-Kemi hyrë në një epokë që do të favorizonte radikalizmin mbi moderimin dhe të majtën mbi të djathtën. Kjo nuk do të jetë epoka e Donald Trumpit. Matteo Renzi, ish-kryeministri i Italisë, është duke u përgatitur për të formuar lëvizjen e tij politike qendrore, shumë të ngjashme me La République en Marche, të presidentit francez Emmanuel Macron.


Një grup i ri i qendrës në Britani të Madhe ka shkaktuar eksitim, megjithëse për arsye krejt të ndryshme. Pro-europianët liberalë sigurisht nuk po zbresin pa luftë. Por, parashikimet nuk janë të mira për shumë prej tyre. Demokracia liberale është në rënie për një arsye.

Regjimet liberale janë dëshmuar të paafta për zgjidhjen e problemeve që u ngritën drejtpërdrejt nga politikat liberale si, shkurtimet e taksave, konsolidimi fiskal dhe derregullimi: paqëndrueshmëria e vazhdueshme financiare dhe pasojat e saj ekonomike; një rritje e pasigurisë në mesin e punëtorëve me të ardhura të ulëta, e përkeqësuar nga ndryshimet teknologjike dhe politikat e hapura të emigracionit; dhe dështimet e bashkërendimit të politikave, për shembull në goditjen e shmangies së taksave globale.

Kur goditi kriza financiare, qeveritë europiane kontinentale nuk morën kontroll të plotë mbi sistemet e tyre bankare, nuk goditën mjaftueshëm bonuset, e as nuk vendosën taksa financiare për transaksionet. Ata nuk i kanë rritur taksat e të ardhurave dhe të korporatave për të balancuar shkurtimet në shpenzimet e sektorit publik. Ata nuk i shtrënguan politikat e emigracionit. Statistikat e zakonshme ekonomike nuk kapin se si jetët e njerëzve me të ardhura më të ulëta kanë ndryshuar gjatë dy dekadave të fundit.

Realizimi i të ardhurave reale të disponueshme është i rëndësishëm, por edhe sigurimi i punës më të ulët dhe qasja e reduktuar në tregjet e kreditit dhe hipotekat. Pres që tërheqja kundër liberalizmit të vijë në faza.

Ne jemi në fazën e parë – faza Trumpiane kundër imigracionit. Imigracioni ka përfitime ekonomike neto, sidomos gjatë periudhës afatgjatë. Por ka gjithashtu edhe humbës – të vërtetë dhe të imagjinuar.

Vendimi i kancelares Angela Merkel për të hapur kufijtë e Gjermanisë ndaj 1 milion refugjatëve në vitin 2015 ishte justifikuar në baza etike dhe jam i sigurt se do të sjell përfitime afatgjata.

Por, ajo u kthye në një krizë, sepse ajo nuk e përgatiti politikisht vendin e saj.

Pas goditjes së krizës, politikanët bënë minimumin që ata kishin nevojë për të siguruar mbijetesën e tyre, por ata nuk arritën të zgjidhnin problemet themelore, të cilat sot e shprehin veten si pabarazitë që nuk janë të sakta. Pa një pasuri të vetme të sigurt dhe një bashkim të mirëfilltë bankar, eurozona do të mbetet e prirë ndaj krizave financiare. Demokracia liberale ka qenë e suksesshme në shkatërrimin e barrierave tregtare, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe nxitjen e shoqërive të hapura.

Por, pamundësia për t’i menaxhuar pasojat sociale dhe ekonomike të këtyre politikave ka bërë që regjimet liberale të jenë të paqëndrueshme.

Tani për tani, e djathta po lulëzon në kundërshtimin e anti-imigracionit. Por, rritja e saj është vetë-kufizuese për dy arsye.

Së pari, politikat e djathta nuk po arrijnë as në kushtet e tyre të ngushta. Një mur përgjatë kufirit me Meksikën nuk do ta pengojë fluksin e emigracionit në Shtetet e Bashkuara më shumë se ri-shtetëzimi i politikave të emigracionit në Europë.

Dhe së dyti, dyshoj se emigracioni së shpejti do të zëvendësohet nga çështje të tjera, si ndikimi i inteligjencës artificiale në jetesën e klasës së mesme; nivelet në rritje të varfërisë dhe dislokimi ekonomik që rrjedh nga ndryshimet klimatike.

Faktorë specifikë të sistemit zgjedhor

Ky është një mjedis politik që e favorizon të majtën radikale mbi të djathtën radikale. E djathta nuk është e interesuar për varfërinë dhe partitë e saja janë plot me refuzues të ndryshimeve klimatike. Disa nga populistët e djathtë mund ta flasin gjuhën e klasave punëtore, por e majta ka më shumë gjasa të realizojë.

“Politika vrasëse” e së majtës do të jetë norma e tatimit prej 70 për qind, e propozuar nga kongresmenja amerikane Alexandria Ocasio-Cortez.

Nuk është numri që ka rëndësi, por vendosmëria për të ndryshuar trendin 30 vjeçar drejt taksimit më të ulët të të ardhurave dhe fitimeve shumë të larta. Nuk do të ketë dëm kolateral nga një politikë e tillë, sigurisht. Por, nga këndvështrimi i së majtës radikale, dëmtimi kolateral është një premtim, jo kërcënim. Çfarë të bëhet në lidhje me qendrën radikale? Macron ka treguar se liberalizmi bazik mund të ketë sukses si një strategji zgjedhore.

Por, ekzistojnë disa faktorë specifikë të sistemit zgjedhor francez që e favorizuan fitoren e Macron më 2017. Dhe është shumë herët për të gjykuar nëse politikat e tij aktuale do ta japin atë që votuesit e tij dëshironin.

Italia është gjithashtu një kandidat për një revolucion të stilit Macron, por që vetë nuk mund t’i zgjidhë problemet e rrënjosura të vendit.

Ndikimi ekonomik dhe social i politikave liberale dallon nga shteti në shtet.

Gjermania deri më tani e ka shmangur spiralen në rënie për shkak të pozitës së saj unike brenda eurozonës dhe bazës së saj ende relativisht të fortë industriale.

Por, prisni derisa forca e papërmbajtshme e makinës vetëlëvizëse elektrike ta godas objektin e paluajtshëm të shoferëve me naftë.

Kemi hyrë në një epokë që do ta favorizonte radikalizmin mbi moderimin dhe të majtën mbi të djathtën. Kjo nuk do të jetë epoka e Donald Trumpit./ Opinion.al

Etiketa: Wolfgang Münchau


Ju sugjerojmë

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …
-U tha në Opinion

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

16 Korrik, 2025 11:10 pm
Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.
-U tha në Opinion

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.

16 Korrik, 2025 10:58 pm
Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
Aktualitet

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

16 Korrik, 2025 10:38 pm
Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar
-U tha në Opinion

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

16 Korrik, 2025 10:26 pm
Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës
Bota

Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës

16 Korrik, 2025 10:16 pm
Votimi i emigrantëve/ Mazniku: Nuk është bllokuar nga PS, por nga ana e partizanizmit
Kryesore

Akademi për trajnimin e bashkive në vend, Arbjan Maznikun në krye të saj

16 Korrik, 2025 10:01 pm
IKMT-ja vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike tek Stadiumi Air Albania
Te Fundit

IKMT-ja vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike tek Stadiumi Air Albania

16 Korrik, 2025 9:46 pm
SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida
Bota

SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida

16 Korrik, 2025 9:30 pm
Kosova përfshihet në listën e vendeve “të sigurta” të BE-së
Bota

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

16 Korrik, 2025 9:11 pm
Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë
Rajoni

Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë

16 Korrik, 2025 8:44 pm
Para
Vrasja në ish-Bllok, dorëzohet Ervin Mata

Vrasja në ish-Bllok, dorëzohet Ervin Mata

“Askush nuk duhet ta përdorë më Facebook”, Dave Eggers: Kemi humbur lirinë

“Askush nuk duhet ta përdorë më Facebook”, Dave Eggers: Kemi humbur lirinë

Mata dëshmon në polici: U arratisa nga frika

Mata dëshmon në polici: U arratisa nga frika
















TE FUNDIT

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …
16 Korrik, 2025

Në studion e “Opinion” në Tv Klan, rikthehet në fokus një nga episodet më të errët dhe tronditës të historisë...

Lexo më shumë

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.
16 Korrik, 2025

Gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, teksa flet për historinë e jetës së ‘Mbretit të...

Lexo më shumë

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
16 Korrik, 2025

Zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës vijon të jetë ende aktiv. Sipas burimeve, flakët kanë përparuar me shpejtësi  duke shkaktuar...

Lexo më shumë

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar
16 Korrik, 2025

Bosi famëkeq i drogës, dhe kreu i kartelit të Medellín, Pablo Escobar, u vra më 2 dhjetor 1993 në qytetin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com