Kryeministri Rama iu përgjigj akuzave të Partisë Demokratike se ai kishte gënjyar për kapacitetet testuese të Shqipërisë.
Në një reagim të sajin PD tha se kryeministri Rama kishtë gënjyer kur kishte deklaruar se nëse komiteti ekspertëve do të kërkonte 2 mijë teste në ditë atëherë 2 mijë teste do të bëheshin. Sipas PD, Shqipëria nuk i ka këto kapacitete.
Rama tha se testimet janë kompetencë e ekspertëve dhe se shteti është i përgatitur për gjithçka.
“Sot partia e Ndrecës kishte dalë e thoshte që ne paskemi gënjyer që kemi 2000 teste, kjo është kulmi se ne jemi në një fazë ku e kuptoj stresin mbingarkesën e padurimin, por ka një mungesë të madhe vëmendje edhe për të lexuar gjërat që thuhen.
Kam thënë shprehimisht që testet janë kompetencë e komitetit teknik, lëre më pastaj çështje e PD, nuk mund të jenë kurrë as në këtë botë e as në tjetrën, s’mund të marrim mendjen e PD për teste.
Ajo që kam thënë është se testet janë strategji e komitetit teknik të ekspertëve nëse na thonë duhen 2000 teste në ditë, atëherë do i bëjmë 2000 teste, në këtë luftë unë jam përgatitur për gjithcka, në çdo moment që do duhet shqiptarëve e Shqipërisë s’do i mungojë edhe sikur të jetë prapa diellit, për fat të mirë asgjë nuk i mungon, na mungon sensi i mirëkuptimit i atyre që e quajnë veten opozitë a thua se nuk jemi në luftë e përplasje të fortë me një armik të padukshëm, por se jemi në kohën e historive që nuk po ua kujtoj se i përkasin një periudhe paqeje e krijoheshin artificialisht konflikte, jemi në një konflikt fatal nëse s’bëjmë gjërat e duhura me vullnet e solidaritet”, tha Rama. /Opinion.al