Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dyshonte se i dashuri e tradhtoi, 17-vjeçarja hakmerret dhe e denoncon për përdhunim

2016/12/11 at 9:39 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dyshonte se i dashuri e tradhtoi, 17-vjeçarja hakmerret dhe e denoncon për përdhunim

Ndërprerja e lidhjes së dashurisë me një djalë që i kishte premtuar martesë nuk është “gëlltitur” lehtë nga një 17­ vjeçare. Për shkak të xhelozisë dhe dyshimeve se ai e kishte tradhtuar gjatë kohës që ishin bashkë, ajo e ka kallëzuar në Polici për përdhunim. Në pak kohë është kuptuar që kallëzimi ishte i rremë, fakt i pranuar edhe nga vetë 17­-vjeçarja S. K. para hetuesve.

Për këtë shkak ajo ka përfunduar si e pandehur në Gjykatën e Tiranës, ku pak ditë më parë u deklarua e fajshme për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Gjykata vendosi dënimin e saj me 4 muaj burg, por përfundimisht lënien e saj në liri me kusht për një periudhë 2­-vjeçare. Gjatë kësaj kohe ajo nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës, shkruan Panorama.

Në kallëzimin e saj të bërë në tetor të vitit të kaluar, e reja ka pohuar se gati një muaj e gjysmë më parë ishte njohur me një djalë, me të cilin kishte dalë disa herë për kafe dhe kishte ndenjur me të shumë herë. Gjatë kësaj kohe ata kishin pasur disa herë marrëdhënie intime me njëri­tjetrin, por marrëdhënia kishte qenë pa dëshirën e saj. Pas këtij kallëzimi, oficerët e Policisë Gjyqësore kanë kryer disa veprime hetimore në lidhje me ngjarjen, duke pyetur familjarët e saj Nga ana tjetër, nga ekzaminimi mjekoligjor i kallëzueses nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e saj. Gati një muaj më vonë, janë marrë deklarimet e të kallëzuarit R. M. Ai ka sqaruar para hetuesve se ishte njohur përmes rrjeteve sociale me 17­vjeçaren. Me kalimin e kohës ai ishte njohur dhe kishte takuar edhe disa prej familjarëve të saj. Pas kësaj dite, ata kanë kaluar edhe një javë bashkë, ku kanë pasur edhe marrëdhënie seksuale me njëri­ tjetrin në tri­katër raste, me dëshirën e përbashkët dhe se në asnjë rast nga ana e tij nuk ishte ushtruar dhunë, shkruan Panorama.

Ai ka pretenduar se S. K. duhet të jetë shtyrë nga dikush për të bërë këtë lloj kallëzimi, pasi nuk kishte asgjë të vërtetë në përmbajtjen e tij. Pasi janë marrë edhe deklarimet e të afërmve të 17­ vjeçares, të cilët kishin qenë në dijeni të raportit të dy të rinjve, atëherë është thirrur për t’u ripyetur në prokurori S. K. Në deklarimin e saj të dytë, ajo ka sqaruar se pasi ishte njohur me R. i kishin dhënë fjalën njëri­-tjetrit se do të martoheshin. Por pas disa kohësh ajo ka kuptuar se partneri i saj nuk ishte korrekt në marrëdhënien me të.

Një ditë ajo është vënë në dijeni se ai do të largohej jashtë vendit dhe nga xhelozia, si dhe pas dyshimeve se ai e kishte tradhtuar, ka menduar ta kallëzojë në polici. “…Nisur nga këto që theksova më lart, kallëzimi im i datës 06.10.2015 ka qenë tendencioz në mënyrë që të bëhesha më e besueshme”, ka thënë ajo para hetuesve. Gjithashtu, ka sqaruar se marrëdhëniet intime me të dashurin i kishte kryer me dëshirën e saj dhe se ajo e kishte kallëzuar, pasi ai nuk donte që të martohej me të.

Etiketa: 17 vjeccarjadenoncimperdhunimtradhti

Ju sugjerojmë

Vrau me thikë 40-vjeçarin, publikohen pamje të autorit pas krimit
Kronikë

Vrau me thikë 40-vjeçarin, publikohen pamje të autorit pas krimit

3 Tetor, 2025 2:23 pm
Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë
Aktualitet

Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë

3 Tetor, 2025 1:35 pm
Ndërtimet/ Rama prezanton masat e reja: Çdo leje duhet të jetë e lidhur me personin
Kryesore

Ndërtimet/ Rama prezanton masat e reja: Çdo leje duhet të jetë e lidhur me personin

3 Tetor, 2025 12:31 pm
Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje
Kryesore

Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje

3 Tetor, 2025 12:10 pm
Masat ligjore për ndërtimet, Rama: Po shkelët masën 2%, do konfiskohet ndërtesa
Kryesore

Masat ligjore për ndërtimet, Rama: Po shkelët masën 2%, do konfiskohet ndërtesa

3 Tetor, 2025 12:06 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Kontrolli i territorit, Rama: Askush nuk futet më në pallate pa hipotekë

3 Tetor, 2025 12:02 pm
Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS
Kronikë

Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS

3 Tetor, 2025 11:21 am
Hotel me 48 prostituta në Tiranë, kapen 7 persona
Kronikë

Hotel me 48 prostituta në Tiranë, kapen 7 persona

3 Tetor, 2025 10:59 am
GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan
Kronikë

GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan

3 Tetor, 2025 10:44 am
Shpërthim i fuqishëm në një rafineri nafte në Los Angeles
Te Fundit

Shpërthim i fuqishëm në një rafineri nafte në Los Angeles

3 Tetor, 2025 10:22 am
Para
Video/ Tmerrohen gazetarët, braktisin transmetimin live në stadium pas shpërthimit të fortë 

Video/ Tmerrohen gazetarët, braktisin transmetimin live në stadium pas shpërthimit të fortë 

Erdogan flet për shpëthimet e djeshme në Stamboll: objektiv që të shtonin viktimat  

Erdogan flet për shpëthimet e djeshme në Stamboll: objektiv që të shtonin viktimat  

Foto/Edi Rama dhe Linda, shëtitje me Zahon në  sheshin “Nënë Tereza”

Foto/Edi Rama dhe Linda, shëtitje me Zahon në  sheshin "Nënë Tereza"

TE FUNDIT

Vrau me thikë 40-vjeçarin, publikohen pamje të autorit pas krimit

Vrau me thikë 40-vjeçarin, publikohen pamje të autorit pas krimit
3 Tetor, 2025

Publikohen pamje të autorit të dyshuar të vrasjes së 40-vjeçarit, 40-vjeçarit, Hajdar Ismajlgecit, mbrëmjen e djeshme në Babbru, Tiranë, pasi...

Lexo më shumë

Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë

Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë
3 Tetor, 2025

Në një deklaratë për mediat, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u shpreh se kostot e zgjedhjeve të...

Lexo më shumë

Ndërtimet/ Rama prezanton masat e reja: Çdo leje duhet të jetë e lidhur me personin

Ndërtimet/ Rama prezanton masat e reja: Çdo leje duhet të jetë e lidhur me personin
3 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp me ministren e Punëve të Brendshme dhe me ministrinë Drejtësisë, foli për...

Lexo më shumë

Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje

Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje
3 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e Regjistrit Kombëtar Elektronik për lejet e ndërtimit. Një tjetër masë, tha kreu i qeverisë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com