Një makinë është djegur gjatë natës në fshatin Halil të Fushë-Krujës.
Ngjarja ka ndodhur teksa automjeti në pronësi të E.A. ka qenë i parkuar në oborrin e banesës. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Nga zjarri, fatmirësisht, nuk ka të dëmtuar por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.