Një 69-vjeçar ka humbur jetën në Kavajë pasi është vetëhedhur në pus.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50. Policia bën me dije se ka qenë i biri, shtetasi me inicialet F. I., që ka njoftuar se babai i tij, shtetasi S. I., 69 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur në pus, te mali i Robit, dhe si pasojë ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.