Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 22-vjeçar nga Peshkopia, pasi akuzohet se ka kryer akte dhune në protestën e opozitës më 7 tetor.
Në pranga është vënë shtetasi K.B., i cili akuzohet për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin K. B., 22 vjeç, banues në Peshkopi, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, njofton policia./Opinion.al