Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dyshohen për krime lufte, arrestohen dy persona në 24 orët e fundit në Kosovë

2023/08/05 at 6:32 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dyshohen për krime lufte, arrestohen dy persona në 24 orët e fundit në Kosovë

arrestim kosove

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, në dy operacioneve të ndara në dy ditët e fundit.

I dyshuari me inicialet Zh.Z., u arrestua të shtunën në mesditë në fshatin Lubozhadë në Istog, njoftoi Policia e Kosovës në një komunikatë për media më 5 gusht.

Ai dyshohet për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë vitit 1998-1999 në Komunën e Istogut.

“Gjatë kohës së luftës në Kosovë në vitin 1998-1999 ka pasur pozitën e komandantit të Nën Stacionit Policor në fshatin Rakosh të Komunës Istogut. I njëjti është sjell në zyrat e DHKL-së ku pritet të intervistohet në cilësi të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Arrestimi i 69-vjeçarit të shtunën vjen vetëm një ditë pasi hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës e prangosën një të dyshuar tjetër të premten në pikën kufitare në Merdare.

“Këto hetime kanë qenë të përqendruara rreth zbulimit të autorëve të krimeve të kryera në periudhën 1998-1999 në rajonin e komunës së Istogut. Në vazhdën e angazhimeve hetimore është arritur të mblidhen dëshmi dhe prova për krimet dhe kryesit e këtyre veprave penale”, thuhej në njoftimin e Policisë të premten.

Policia tha se hetuesit policorë kanë pranuar dhe përpunuar informata të shumta operative në drejtim të identifikimit, vendndodhjes dhe lokalizimit të të dyshuarit, aktivitetit dhe lëvizjeve të tij, në dhe jashtë territorit të Kosovës, para se ta arrestonin të dyshuarin me inicialet M.P., në pikën kufitare me Serbinë.

“Nga bashkërendimi i aktiviteteve është bërë e mundur të identifikohet një i dyshuar për krime lufte, i cili në kohën e luftës 1998-1999 ishte krye-shef i milicisë në Istog. I dyshuari M.P… me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.”

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj arrestimit të M.P., duke e kundërshtuar vendimin e autoriteteve kosovare.

Ai e zbuloi identitetin e të arrestuarit të parë, duke e emëruar si Momir Pantiq, dhe tha se “dje, ai duhej t’i merrte dokumentet në lidhje me pronën e tij në Istog, por në vend të kësaj u arrestua dhe u dërgua në Prishtinë”.

Pantiq besohet se pas luftës është zhvendosur nga Istogu dhe ka jetuar në Mladenovac të Serbisë.

“Prishtina i arreston serbët nën pretekstin për krime lufte dhe i paragjykon ata, duke u dërguar atyre mesazh të qartë se as nuk janë të mirëseardhur e as të dëshiruar në vatrat e veta shekullore”, tha Petkoviq./REL

Ju sugjerojmë

Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë
Kronikë

Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë

4 Shkurt, 2026 1:28 pm
Pagat/Rama-prokurorëve: Keni ndonjë gjë për të thënë për arrestimet me burg pa gjyq?
Aktualitet

Pagat/Rama-prokurorëve: Keni ndonjë gjë për të thënë për arrestimet me burg pa gjyq?

4 Shkurt, 2026 1:24 pm
Dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj, i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjes
Kronikë

Dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj, i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjes

4 Shkurt, 2026 12:43 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Mbetjet e Kurum, policia ekzekuton 20 nga 33 masat e dhëna nga Prokuroria

4 Shkurt, 2026 10:41 am
Gjermania do të nis reformë gjithëpërfshirëse të pensioneve
Bota

Gjermania do të nis reformë gjithëpërfshirëse të pensioneve

4 Shkurt, 2026 10:25 am
Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…
Aktualitet

Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…

4 Shkurt, 2026 9:25 am
Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek
Aktualitet

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek

4 Shkurt, 2026 9:18 am
Kërkesa për pagat, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?
Aktualitet

Kërkesa për pagat, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?

4 Shkurt, 2026 9:15 am
Pagat, Rama:Gjyqtarët si parti politike, veçoj SPAK që nuk i është bashkuar kërkesës
Aktualitet

Pagat, Rama:Gjyqtarët si parti politike, veçoj SPAK që nuk i është bashkuar kërkesës

4 Shkurt, 2026 9:11 am
I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, nisin hetimet ndaj ish-ministrit britanik
Bota

I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, nisin hetimet ndaj ish-ministrit britanik

4 Shkurt, 2026 8:41 am
Para
Përmbytjet katastrofike/Presidenti Begaj solidarizohet me presidenten e popullin slloven

Përmbytjet katastrofike/Presidenti Begaj solidarizohet me presidenten e popullin slloven

Sherri masiv me një viktimë në Prishtinë, policia ndalon disa persona

Sherri masiv me një viktimë në Prishtinë, policia ndalon disa persona

Ish-kryeministri i Pakistanit dënohet me tre vjet burg

Ish-kryeministri i Pakistanit dënohet me tre vjet burg

TE FUNDIT

Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë

Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë
4 Shkurt, 2026

Prokuroria e Tiranë ka urdhëruar hetime ndaj subjekteve që ofrojnë shërbime postare, ku janë sekuestruar 13 mln lekë për shkak...

Lexo më shumë

Pagat/Rama-prokurorëve: Keni ndonjë gjë për të thënë për arrestimet me burg pa gjyq?

Pagat/Rama-prokurorëve: Keni ndonjë gjë për të thënë për arrestimet me burg pa gjyq?
4 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama vijon polemikat në distancë me sistemin e drejtësisë, pasi akuzon prokurët e gjyqtarët që duan të rritin...

Lexo më shumë

Dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj, i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjes

Dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj, i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjes
4 Shkurt, 2026

Gjykata e Tiranës dënon me 24 vite burg Ilir Beqarajn, i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjes. Ilir Beqaraj, i...

Lexo më shumë

Mbetjet e Kurum, policia ekzekuton 20 nga 33 masat e dhëna nga Prokuroria

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
4 Shkurt, 2026

Sipas policisë së Durrësit, operacioni policor i organizuar në Durrës, Tiranë dhe Elbasan ka bërë të mundur ekzekutimin e 20...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com