Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dyshime mbi Byronë e Hetimit

2016/02/27 at 4:28 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Dyshime mbi Byronë e Hetimit

Nga Besnik Mustafaj


Botuar në gazetën Panorama

Krijimi i Byrosë Ko mbëtare të Hetimit (BKH) është sot një nga temat më të nxehta në debatin (sherrin) politik. Shumica qeverisëse dhe opozita bashkohen në nevojën për ngritjen e kësaj strukture të re për hetimin e veprave penale. Në nenin 26/1, pika 2a, të projektligjit, aty ku shprehet objekti i punës i BKH, është përcaktuar se do të jenë “veprat penale të korrupsionit”.

Kësaj pike dhe asnjë tjetre i ka mëshuar edhe kreu i opozitës, kur ka shpjeguar publikisht pse duhet mbështetur edhe nga ana e tyre kjo nismë. Kësaj pike i kanë mëshuar po ashtu edhe ndërkombëtarët, qofshin ata europianë apo amerikanë, kur kanë inkurajuar si shumicën, edhe opozitën të punojnë së bashku dhe shpejt për këtë qëllim. Nxjerrja në pah vetëm e kësaj pike është një strategji e mençur komunikimi, po të mbajmë parasysh korrupsionin endemik, i cili, duke kaluar pushteti nga një qeveri në tjetrën gjatë këtyre 25 vjetëve, vetëm është rritur, duke u bërë një plagë gangrenizuese për cilësinë e demokracisë dhe ndërtimin e shtetit ligjor. Rrjedhimisht, opinioni ynë publik do të mbështesë çdo përpjekje, që i jep shpresë për shërimin e kësaj gangrene. Debatet midis qeverisë dhe opozitës, pra, nuk lidhen me ndonjë dilemë nëse duhet ngritur apo jo BKH, por vetëm në varësinë e kujt do të vihet ajo, të ministrit të Brendshëm apo të Prokurorit të Përgjithshëm. Pavarësisht retorikës, në dukje parimore, bindja ime është se njëra dhe tjetra palë në sherr kanë për motiv një mosbesim të personalizuar: opozita te Saimir Tahiri si ministër i Brendshëm dhe shumica qeverisëse tek Adriatik Llalla si prokuror i Përgjithshëm. Si te njëra palë dhe tjetra, ky mosbesim nuk ndikohet nga fakti se, brenda gjysmës së parë të vitit të ardhshëm, edhe Saimir Tahiri, edhe Adriatik Llalla përfundojnë mandatet. Sidoqoftë, unë kam disa dyshime lidhur me projektin për ngritjen e kësaj Byroje, të cilat nuk lidhen me debatin midis shumicës qeverisëse dhe opozitës. 1. Pse duhet një strukturë e tillë? Ne kemi sot Policinë Gjyqësore nën varësinë e Prokurorisë, kemi polici të specializuara për hetime të veprave penale, përfshirë edhe korrupsionin, nën varësinë e Ministrisë së Brendshme, të Ministrisë së Financave e, në rreze më të ngushtë veprimi, ka polici të tilla nën varësinë e disa institucioneve të tjera, deri edhe te Ministria e Mjedisit, të ngritura në përputhje me Kushtetutën apo edhe me ligje të tjera. Pa harruar edhe Shërbimin Informativ të Shtetit. Nëse qeveria dhe Parlamenti, Presidenti dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, të gjithë, pra, pajtohen për nevojën e ngritjes së BKH, kjo do të thotë edhe se të gjithë aktorët e sistemit tonë politik dhe juridik pajtohen se moria e këtyre policive ka dështuar në përmbushjen e qëllimit, për të cilin ekzistojnë. E vërteta është se ne kemi struktura për hetimin, parandalimin ose dërgimin para Drejtësisë të veprimtarisë penale, po aq sa edhe Finlanda, e cila përbën shembullin më të mirë të suksesit në ndeshjen e ligjit me krimin. Po ashtu, duke parë projektligjin për BKH­në, tek objekti i veprimit të saj, nuk është parashikuar asnjë vepër penale që nuk ekziston e parashikuar në Kodin Penal të Republikës sonë. Dhe funksionimi i BKH­së do të mbështetet tërësisht në Kodin e Procedurës Penale. Përmendja e këtyre fakteve në këtë rast shërben për të theksuar se Byroja Kombëtare e Hetimit nuk po krijohet për të plotësuar një hallkë të munguar në zinxhirin e institucioneve të specializuara për të hetuar veprat penale dhe as për të plotësuar një boshllëk në legjislacionin penal. Në kushtet e një motivimi të ndershëm nga ana e qeverisë, pra, pa paragjykimin e shprehur nga Berisha se, nëpërmjet kësaj strukture, Rama synon “të bëhet kryeprokuror dhe kryehetues”, do të thuhej se kjo ndërmarrje shënon pranimin publikisht nga drejtuesit e shtetit se këto struktura kanë dështuar. Domethënë kanë dështuar njerëzit që kanë punuar dje dhe ata që punojnë sot në to. Në qoftë se mendohet të gjenden ca shqiptarë të një brumi tjetër për këtë strukturë të re, do të më dukej më e thjeshtë, më pa shpenzime dhe më pa sherr politik që këta njerëz të zëvendësonin ata që janë sot në policinë ekzistuese. Dhe sherri mbyllet me kaq

2. Pse po shkohet kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese? Sepse ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, të datës 26 qershor 2015, sipas të cilit, ngritja e BKH­së bie ndesh me Kushtetutën. Ky vendim është kthyer disa herë në vëmendjen e opinionit publik gjatë këtyre javëve, jo vetëm nga mediat, por edhe nga specialistë të ndryshëm, madje edhe nga shoqata që presupozohen me autoritet profesional, si Unioni i Prokurorëve. Padinë në Gjykatën Kushtetuese kundër kësaj nisme të qeverisë e pati bërë PD­ja. Por Partia Demokratike nuk është dëgjuar më të përmendë vendimin në fjalë. Çfarë e bëri forcën kryesore të opozitës të ndryshojë mendim? Enigma të tilla nuk i shërbejnë sidomos transparencës, për të cilën ka nevojë të madhe opozita për të fituar besimin e opinionit publik. Shqiptarët kanë nevojë ta mësojnë qartë përse Partia Demokratike nuk e sheh më këtë nismë si antikushtetuese. Përndryshe, shqiptarët do të mendojnë se edhe Lulzim Basha është i ngjashëm me Edi Ramën në sjelljen ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke përshëndetur vendimet e kësaj gjykate kur ato i interesojnë për aksionet e veta politike dhe duke i lënë në harresë në rastet e tjera. Edi Rama është i njohur tashmë për shpërfilljen me lehtësi të plotë ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sjellje kjo që godet në thelb funksionimin e shtetit ligjor. Por vetë koncepti i shtetit ligjor nuk ka ndonjë domethënie serioze për Kryeministrin tonë. 3. Pse Byroja Kombëtare e Hetimit duhet vënë doemos nën varësinë e Ministrisë së Brendshme? Një nga argumentet kryesore që sjell Gjykata Kushtetuese në vendimin për të rrëzuar nismën e qeverisë lidhur me krijimin e BKH­së është se: “Kushtetuta, në nenin 148, e ka konceptuar organin e Prokurorisë si të vetmin organ përgjegjës për ushtrimin e ndjekjes penale, pjesë përbërëse e të cilit është edhe hetimi i çështjeve penale”. Ndërkohë, në projektligjin e miratuar së fundmi në qeveri e të paraqitur për shqyrtim në Parlament, përcaktohet përsëri qartë se kjo Byro “organizohet si një strukturë e veçantë në Policinë e Shtetit” dhe drejtori i saj emërohet dhe shkarkohet nga ministri i Brendshëm. Prokurorit të Përgjithshëm i është dhënë një rol këshillimor.

Po ashtu, në nenin 26/1, pika 4 të projektligjit, parashikohet se: “organizimi dhe funksionimi administrativ i BKH­së përcaktohet me udhëzim të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, me propozim të drejtorit të Policisë së Shtetit. Veprimtaria procedurale penale e BKHsë drejtohet dhe kontrollohet nga prokurori”. Fjala është, besoj unë, për prokurorin e caktuar me kohë të plotë pranë kësaj Byroje. Pra, mundësia e prokurorit për të drejtuar dhe kontrolluar varet nga vullneti dhe parapëlqimi rast pas rasti i ministrit të Brendshëm. Ky pushtet de facto i plotë i ministrit të Brendshëm mbi Byronë Kombëtare të Hetimit është e vetmja pikë vërtet e nxehtë midis opozitës dhe shumicës qeverisëse.

Pikërisht kjo vendosmëri e Ramës për ta mbajtur BKH­në doemos në oborrin e vet, mua më duket shumë e dyshimtë. Jam i bindur se, sikur ta kishte zgjedhur ai prokurorin e Përgjithshëm, siç ka zgjedhur Saimir Tahirin për ministër të Brendshëm, nuk do të kishte pasur asnjë ngurrim për ta strehuar atë Byro andej. Sjellje të tilla me institucionet shfaqen te njerëz që e mendojnë veten të përjetshëm në pushtet. Por edhe tjetrin, të cilin e kanë dashje pa dashjen e tyre si kundërshtar, e mendojnë si të përjetshëm në karrigen përballë. Në një përfundim të tillë më çon mua në këtë rast Edi Rama me sjelljen e tij. Kësisoj, dyshimi im është se ai e sheh me patjetër Byronë Kombëtare të Hetimit nën Ministrinë e Brendshme, më saktë vetëm nën Saimirin dhe askënd tjetër.

Do të ishte krejt e pritshme që nesër, kur pushtetarët e sotëm të kenë humbur ofiqet, Rama të dalë në ballë të atyre që akuzojnë pasardhësin e vet se dëshiron të bëhet “kryeprokuror dhe kryehetues” nëpërmjet kontrollit mbi BKH­në dhe të kërkojë ose shkrirjen e kësaj Byroje si të panevojshme, ose kalimin e saj nën sistemin e Prokurorisë. 4. Si mund të jetë vërtet efikase një strukturë e tillë? Ilir Meta, në një nga deklarimet e tij publike, u shpreh se “nuk ka rëndësi nën cilën varësi do të jetë Byroja Kombëtare e Hetimit. Për ne rëndësi ka që ajo të ngrihet dhe të jetë efikase”. Sikur të mbetej me kaq, deklarata do të ishte thellësisht parimore. Dhe, duke njohur peshën përcaktuese që ka marrë LSI­ja në jetën politike të vendit, mund të kishim shpresë se ndërhyrja e tij midis dy të mëdhenjve, do të ndikonte që të dy të çliroheshin sadopak nga mosbesimi destruktiv që kanë ndaj njëri­tjetrit dhe sidomos t’i ndihmonte me analizën e pastaj me votën e tij për t’i parë institucionet në perspektivën e tyre e jo si instrumente në duart e individëve të caktuar. Por nuk ndodhi kështu.

Në të njëjtën intervistë, Ilir Meta shtoi: “Nuk kam hyrë asnjëherë në brendinë e këtij projekti”. Fjala është për një projekt të shpallur qysh në programin elektoral të koalicionit, ku ai bën pjesë, domethënë afro tri vjet më parë, dhe që ka qenë në qendër të vëmendjes së opinionit tonë publik pothuaj gjatë gjithë këtij mandati. Në debat janë përfshirë jo vetëm politika në nivelet më të larta, por edhe ekspertët shqiptarë e të huaj, Presidenti i Republikës, Gjykata Kushtetuese, Prokurori i Përgjithshëm dhe Unioni i Prokurorëve, analistë të pavarur dhe shoqëria civile. Po aq janë përfshirë në mënyrë të përsëritur edhe ambasadorët e vendeve mike dhe organizatave ndërkombëtare: ai i BE-­së dhe ai i SHBA-­ve e deri tek ambasadori i Republikës Çeke, apo ai i Zvicrës. Fjalën e tyre e kanë thënë drejtpërdrejt në Tiranë, por edhe në Bruksel e në Uashington edhe Sekretari i Shtetit John Kerry, disa komisionerë të BE­së, shumë parlamentarë europianë.

Një rol dinamik ka pasur dhe vazhdon të ketë sigurisht edhe Komisioni i Venecias. Vetëm kryetari ynë i Parlamentit nuk e ka marrë ende mundimin për të hyrë në brendi të tij. Ku e mbështet ai atëherë shpresën se kjo Byro do të jetë efikase? Fakte të tilla janë dëshpëruese. Për më keq, nuk është një rast i shkëputur. Pak javë më parë dëgjuam edhe Kryeministrin Rama të pohonte se nuk e kishte lexuar projektin e Reformës në Drejtësi. Nuk mund të ketë mungesë më të madhe përgjegjësie. Dy drejtuesit e shumicës sonë qeverisëse kanë marrë përsipër të kryejnë reforma, të cilat i shpallën si jetike për vendin, dhe janë vërtet të tilla, por që ata për veten e tyre nuk kanë as edhe kureshtje për të parë se çfarë përmbajnë.



Ju sugjerojmë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Vrau kushëririn në fshatin Xibër, arrestohet në Tiranë 65-vjeçari

12 Qershor, 2025 8:42 am
PS feston 34-vjetorin/ Rama: 856 mijë e 177 zemra, bashkë për Shqipërinë 2030 në BE
Aktualitet

PS feston 34-vjetorin/ Rama: 856 mijë e 177 zemra, bashkë për Shqipërinë 2030 në BE

12 Qershor, 2025 8:35 am
Rio, bariu nga India dhe një kulturë që po shuhet
Kryesore

Rio, bariu nga India dhe një kulturë që po shuhet

12 Qershor, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 12 Qershor 2025

12 Qershor, 2025 8:30 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 12 Qershor 2025

12 Qershor, 2025 8:17 am
Ukrainë/ Vuçiç në samit refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus
Rajoni

Ukrainë/ Vuçiç në samit refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

11 Qershor, 2025 11:22 pm
Shqipëria dhe Serbia drejt marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore
Kryesore

Shqipëria dhe Serbia drejt marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore

11 Qershor, 2025 11:01 pm
Opinion – Nëna e Martin Canit, reagon pas videos – 11 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – Nëna e Martin Canit, reagon pas videos – 11 Qershor 2025

11 Qershor, 2025 10:56 pm
Florina Cani në Opinion: Po bëjmë një muze me të gjitha kujtimet e Martinit
-U tha në Opinion

Florina Cani në Opinion: Po bëjmë një muze me të gjitha kujtimet e Martinit

11 Qershor, 2025 10:52 pm
Aksident me vdekje në Berat! Automjeti përplas nënën së bashku me fëmijën e saj, vdes 30-vjeçarja
Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një 65-vjeçar në Klos, policia dyshime për vrasje

11 Qershor, 2025 10:34 pm
Para
Samanta Karavella: Skivi më ka simpatizuar por s’kemi qenë të lidhur

Samanta Karavella: Skivi më ka simpatizuar por s'kemi qenë të lidhur

Videot erotike dhe seksi online e ndihmojnë raportin seksual 

Kujdes! Ky pozicion është i rrezikshëm për meshkujt

Armina krah drejtorit kreativ të Cavallit

Armina krah drejtorit kreativ të Cavallit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Vrau kushëririn në fshatin Xibër, arrestohet në Tiranë 65-vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
12 Qershor, 2025

Është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë autori i vrasjes së 65-vjeçar në fshatin Xibër të Klosit. Mësohet se arrestimi...

Lexo më shumë

PS feston 34-vjetorin/ Rama: 856 mijë e 177 zemra, bashkë për Shqipërinë 2030 në BE

PS feston 34-vjetorin/ Rama: 856 mijë e 177 zemra, bashkë për Shqipërinë 2030 në BE
12 Qershor, 2025

Partia Socialiste ditën e sotme shënon 34 vite nga lindja e saj. Ndaj këtë mëngjes ka ardhur një urim nga...

Lexo më shumë

Rio, bariu nga India dhe një kulturë që po shuhet

Rio, bariu nga India dhe një kulturë që po shuhet
12 Qershor, 2025

Nga Auron Tare Në një stan të humbur mes maleve të Kolonjës, jeton Rio – një bari i ardhur nga...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 12 Qershor 2025

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
12 Qershor, 2025

Ditën e Enjte, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com