Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dy vjet pa Atjonin Zhitin, publikohet shkrimi i tij: A jemi gati për atë që duam?

2016/12/21 at 8:23 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Dy vjet pa Atjonin Zhitin, publikohet shkrimi i tij: A jemi gati për atë që duam?

Dy vjet më parë, Atjon Zhiti, i biri i poetit Visar Zhiti humbi jetën në një aksident tragjik në Milano. Ai studionte atje, në Universitetin “Sacra Cuore” të Milanos.


Por, teksa Atjoni ishte ende në këtë botë, atë diçka e brendshme e trazonte. Diçka që ishte përtej unit, por që shtrihej gjërë në shoqërinë tonë postkomuniste.

Kështu, ai shtjellon në një shkrim gjithçka ka përjetuar nga realiteti i trazuar i shoqërisë shqiptare. “A jemi gati për atë që duam?”, kështu e ka titulluar Atjoni shkrimin e tij.

SHKRIMI

A JEMI GATI PËR ATË QË DUAM?

– në vend të një traktati

Nga Atjon Zhit

A është vërtet vëndi im i gatshëm për atë çka aspiron dhe a e ka kokën midis shpatullave të veta, të cilat duhet të mbajnë peshën e përgjegjesisë së ambicies dhe të veprimit të duhur apo e ka zhytur mes reve në një qiell ëndrrash?

Një përgjigje e njëanshme nuk do të duhej, sepse o do ishte disfatiste ose optimiste në mënyrë trashanike, se ashtu siç ka faktore pozitivë ka dhe negativë. Unë kam një si kumt, të marrë herët. Po e tregoj si.

Kur isha fëmijë,

Një ditë vere do te më ndodhte diçka, e cila do ngelej gjithmonë e gërvishtur në kujtesën time. Isha “mysafir” në shtëpinë e një miku të tim eti dhe papritshmerisht na ndodhi që një harabel a diçka e ngjashme të përplasej në dritaren, nga e cila po vështronim mendimet tona.

Zogut të vogël i ishte thyer krahu dhe, po prapë papritshmërisht, zbulova se një nga pasionet e tashmë mikut tim e jo vetem të tim eti, ishte ornitologjia dhe detyrimisht dinte gjithka mbi zogjtë e se si të kuronte krahun e atij.

Si çilimi më dukej pabesi e madhe ndaj natyrës që një krijesë kaq e brishte të mos lihej e lirë mbas kurave dhe me insistimin e kokëfortit ngulmoja në çrobërimin e tij, aty në çast dhe pa e ditur mora mësimin e parë mbi vendin tim.

Me një çiltërsi e thjeshtësi të hatashme m’u shpjegua se do të ishte mizori t’i jepej liria në atë gjendje atij zogu të pambrojtur dhe i pamundur për t’i permbushur nevojat vetes. Më përpara se liria, duhej ndihma, kurimi dhe kujdesi, mbështetja e plotë si paralirí ose si pjesë e lirisë utilitare. Këtë po e ndjeja si fëmijë, por si më i rritur, e kam të qartë se liria e vendit tim është e para dhe më e çmuara.

Po a jemi gati për atë që duam?!

Faktorët

Pozitivë i njohin e i kemi dëgjuar shumë herë, si pozita gjeografike, pasuria natyrore, klima, fakti qe jemi popull i ri e energjik dhe që ka plot hapësira për investime etj, etj.

Por përsëri më lind një pyetje tjetër që a jemi ne ata, të cilët kanë krijuar këtë pozitivitet apo thjesht është nje dhuratë, të cilën o e kemi shfrytëzuar shumë pak ose e kemi shfrytezuar keqazi?

Ndërsa faktorët negativë kërkojnë një listim më të gjatë, por do të zgjedh për t’i diskutuar e që me duken më të dhembshmit, sipas meje.

Jemi një popull që na duhet më shumë kujtesë dhe si rrjedhojë edhe më shumë ndërgjegje që vjen prej saj, që të jemi më të ndërgjegjësuar mbi atë çka na ndodh rreth e rrotull e ky nuk është një proces i jashtem, të cilin ne duhet ta kërkojmë tek e nga te tjerët gjithmonë, por është një udhëtim i brendshëm.

Mua më duket e habitshme si populli im është i gatshëm për të pranuar ofendime, shtypje e padrejtësi. Vendi ynë që nga rënia e perandorisë romake perëndimore, e cila ndërtoi teatro, anfiteatro, rrugë, tempuj e shkolla ku kanë studiuar “ars militaris” emra si Cezari e Augusti, vazhdon deri më sot të jetë prehë e depredimeve të barbarëve, prehë e nepotizmit, prehë e korrupsionit, prehë e inkompetencës së burokracisë dhe administratës, është dhe prehë e një demokracie fiktive, shpesh të munguar.

Por ajo çka do të ishte më e dhimbshme, do të ishte nëse shqiptari nuk do të bënte asgjë për të ndryshuar. Duket sikur premtimi i pambajtur e abuzimi i vazhdimtë ndër vite ndaj vetes dhe vendit, i pozitës janë kthyer në rutinë dhe ajo çka është fatale është fakti se si mirësia e integriteti intelektual të duken si risi.

Sot globalizimi na ka kthyer në një “mega-qytet”, dhe ne hidhmërisht duhet të kuptojmë se jemi një rrethinë e erret e saj, që ka plot mundësi përmirësemi, që ka bërë hapa përpara e nuk është më geto, por është ende rrethinë e largët, gjithsesi.

Gjatë viteve të fundit

Po t’i hidhet një sy qendrës e rrethinës botërore, shohim se si ka tentativa të vazhdimta për përmiresim, e cila është gjë tipike e egoizmit pozitiv të njeriut, ndërkaq shohim lidera që arrestohen, psh kryeministri në Kroaci për korrupsion, në Gjermaninë-lider të Europës ministra dorëhiqen nga politika për skandale që u kanë ndodhur me diplomat, etj, etj, ndërsa ne bëjmë sikur jemi shumë engjellorë për të reaguar denjësisht mbi imazhe, video, shantazhe, kriminalitet e vjedhje, jo vetëm në bankën e Shqipërisë tonë dhe mekatarët gjithashtu janë tepër naivë për të ditur se ç’bënin e ç’bëjnë e jo më për të pranuar fajet e tyre.

Shohim qeveri diktatoriale në vendet e magrebit që rrëzohen, shohim një popull të tërë të ngrihet që të mos eci me ritmet e korrupsionit e padrejtesive në Kiev, në kryeqytetin e një vendi ish satelit të ish “URSS”, ku problemet e vuajtjet janë disi të ngjashme me tonat.

Duket sikur në atdheun tonë rregullat e natyrës dhe ato primordiale të njeriut nuk funksionojnë si kudo, sepse ne si qenie njerëzore jemi të aftë të prodhojmë histori dhe ky është një proces shumë i rëndesishëm në evoluimin e vetë njeriut dhe të prodhosh histori, do të thotë të kesh kujtesë.

Ne kujtesën kolektive e kemi të mangët, të dëmtuar keqazi, në disa fraksione mungon totalisht dhe nuk kemi bërë më të rëndësishmet për ta rikuperuar dhe nuk bejmë atë që duhet për të tashmen. Një mungesë e tille sjell pengesa të tjera dhe ngadalëson procesin tonë evolutiv si popull.

Shqipërise, e po flas për atë realen, nuk duhet t’i mjaftojnë kryengritja e Skënderbeut e dalim tek Lidhja e Prizrenit, te Ismail Qemali e zbresim te dhjetori i ’90-s dhe pavarësia e Dardanisë.

Duhet të ndërgjegjësohemi e së bashku duhet të bëjmë një kryengritje morale, të vazhdimtë. E ardhmja është e sigurtë, po po, është e sigurtë që do vijë, ajo nuk vonon, por duhet t’i shtrëngojmë më fort frerët e fatit në duart tona me përvojën e asaj çka kemi mësuar këto njëmijë vitet e fundit. Po, fati është i shkruar e nuk ndryshohet, besojnë, por manipulohet.

Dhe së fundmi kam një pyetje torturuese. Filozofi antik Plotini thoshte se që të duash të mirën, do të thotë ta njohesh të mirën (intelektualizmi etik). Po ne a e njohim?

Marrë nga libri “Për atë që dua(m)”



Ju sugjerojmë

Udhëheqja e Iranit nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?
Bota

Udhëheqja e Iranit nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?

30 Qershor, 2025 8:40 am
Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”
Aktualitet

Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”

30 Qershor, 2025 8:32 am
Nis sot procesi i rinumërit të kutive të Fierit, do hapen 587 qendra votimi
Aktualitet

Nis sot procesi i rinumërit të kutive të Fierit, do hapen 587 qendra votimi

30 Qershor, 2025 8:18 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

30 Qershor, 2025 8:16 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 30 qershor 2025

30 Qershor, 2025 8:13 am
Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
Aktualitet

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

29 Qershor, 2025 10:44 pm
Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
Bota

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

29 Qershor, 2025 10:28 pm
Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
Bota

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

29 Qershor, 2025 10:02 pm
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

29 Qershor, 2025 9:30 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: Të ndiqen penalisht të gjithë ata që nxorën informacione për sulmet e …

29 Qershor, 2025 9:18 pm
Para
Ju prezantojmë kalin më simpatikë !

Ju prezantojmë kalin më simpatikë !

Video e dytë/ Pamje të rënda, disa sekonda pas sulmit në Berlin

Video e dytë/ Pamje të rënda, disa sekonda pas sulmit në Berlin

Gigi Hadid, nudo për Versacen

Gigi Hadid, nudo për Versacen
















TE FUNDIT

Udhëheqja e Iranit nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?

Udhëheqja e Iranit nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?
30 Qershor, 2025

Mungesa e udhëheqësit suprem, ajatollah Ali Khamenei, nga syri i publikut gjatë luftës Izrael-Iran mund të jetë një moment përcaktues...

Lexo më shumë

Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”

Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”
30 Qershor, 2025

Sot në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion nis procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndrit të tij,...

Lexo më shumë

Nis sot procesi i rinumërit të kutive të Fierit, do hapen 587 qendra votimi

Nis sot procesi i rinumërit të kutive të Fierit, do hapen 587 qendra votimi
30 Qershor, 2025

Ditën e sotme (30 qershor), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të nisë procesi i rinumërimit për qarkun e Fierit, për...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
30 Qershor, 2025

Ditën e hënë, vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com