Nga sulmet terroriste në aeroportin Ataturk në Stamboll kanë humbur jetën deri në 31 persona dhe janë plagosur 147 të tjerë.
Dy shpërthime të fuqishme terroriste dhe disa të shtëna me armë kanë tronditur mbrëmjen e djeshme Turqinë, e pikërisht zemrën e Stambollit aeroportin ‘Ataturk’.
Terroristi është parë të hapë zjarr me një armë automatike (Kallashnikov) ndërsa është përfshirë në një shkëmbim zjarri me personelin e sigurisë para se të hedhë vetën në erë.
Një polic hero u pa duke luftuar me një nga atentatorët para se të rrëzoheshin përtokë dhe eksplozivi të shpërthente.
Terroristët po përpiqeshin të kalonin nëpërmjet skanerave me rreze X, po s’u lejuan nga policia.
Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë publikohen edhe dy video të rej që tregojnë tmerrin e vërtetë në aeroportin Ataturk në Stamboll.