Dy vajza të reja tentojnë ti japin fund jetës, por fatmirësisht janë shpëtuar. Rastet janë në vende të ndryshme por në kohë relativisht të afërt, thotë Policia.
Kështu ngjarja e parë ka ndodhur në Laknas të Tiranë, ku një 25-vjeçare me iniciale N.B është gjetur e vetëhelmuar, pasi kishte pirë disa ilaçe.
Rasti i dytë ka ndodhur në Kavajë. Një 17-vjeçare me inicialet H.Gj është vetëhelmuar gjithashtu në banesën e saj dhe është gjetur nga të afërmit.
Të dyja vajzat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve për të marrë ndihmën mjekësore.