Dy ushtarë të diasporës shqiptarë janë vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë. Lajmin e hidhur e ka dhënë Pandeli Majko, me anë të një postimi në Facebook, i cili thotë se ata dhanë jetën e tyre si heronj.
Ushtarët e diasporës shqiptare janë, Dermentli Anatoly dhe Haydarzhy Danylo, të cilët kishin shkuar vullnetarisht në luftë dhe humbën jetën gjatë misionit.
“Dje janë zhvilluar në qytetin e Zaporozhias ceremonistë funerale të dy djemve shqiptarë me gjak, të cilët edhe nga fotot personale duket që nuk kanë harruar origjinën e tyre.
Në ceremoninë e varrimit pranë flamurit të Ukrainës është vendosur edhe flamuri kombëtar shqiptar. I përjetshëm, qoftë kujtimi i tyre!”, shkruan Majko.