Dy tërmete të fuqishme kanë lëkundur Shqipërinë.
Tërmeti i parë është regjistruar në orën 3:54 dhe ka qenë i magnitudës 6.4 Rihter. Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare tërmeti e ka patur epiqendrën në Adriatik 30 kilometra nga Tirana. Tërmeti i dytë ka rënë në 9 minuta më vonë, me magnitudë 5.3 Rihter dhe me epiqendër pranë të parit, në afërsi të Durrësit. Tërmeti raportohet se është ndjerë edhe në vende të tjera të rajonit. Ato kanw qenw tw thellwsisw 10 kilometra.
Ndërkohë në zonat ku është ndier më shumë tërmeti janë përfshirë nga paniku.
Në kryeqytet njerëzit kanë dalë në rrugë nga frika e lëkundjeve të tjera. Dëme të shumta janë raportuar në disa banesa, në Durrës dhe në Tiranë. /Opinion.al