Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dy të vrarë për një kafe në Manzë, 4 të arrestuar

2025/10/23 at 10:12 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz

Një ditë pasi një kafe e pashërbyer u bë motiv për dy jetë të humbura në Manzë, policia ka zbardhur dinamikën e konfliktit që çoi në vrasjen e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit.


Uniformat Blu njoftojnë se kanë vënë në pranga katër persona të përfshirë në konflikt, të cilët akuzohen për moskallëzim të krimit. “U arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit: Erald Cani, 25 vjeç dhe Ergi Kadiu, 21 vjeç, si dhe shtetasit Taulant Beqja, 37 vjeç dhe Emirjan Beqja, 34 vjeç, vëllezër, të katërt banues në Manzë“, bën me dije policia.

Po ashtu është shpallur në kërkim Daniel Pepa, autori i dyshuar i vrasjes së Flori Paluçit, por edhe një 30 vjeçar që akuzohet për mbajtje të armëve të zjarrit dhe moskallëzim krimi.

Policia konfirmon se debate fillimisht ka nisur mes 21-vjeçarit Daniel Pepa dhe kamerierit të lokalit e po ashtu viktimës Flori Paluçi. Pas përplasjes verbale, Pepa është larguar me automjet dhe është kthyer në vendngjarje i shoqëruar nga Aranit Kurti dhe Ergi Kadiu.

“Shtetasi Daniel Pepa ka hyrë në lokal dhe për motive të dobëta, është konfliktuar verbalisht, me kamerierin e lokalit dhe me shtetasin Flori Paluçi (i cili shoqërohej në lokal, nga disa shtetas, ndër ta, i arrestuari Erald Cani). Pas konfliktit verbal, shtetasi Daniel Pepa është larguar me automjet, nga ambienti i lokalit, ku është kthyer menjëherë më pas, i shoqëruar nga shtetasi i arrestuar Ergi Kadiu dhe nga shtetasi Aranit Kurti. Gjatë tentativës së tre shtetasve, për të hyrë në lokal, ka dalë nga lokali, shtetasi Flori Paluçi, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në tokë. Në këtë moment shtetasi Daniel Pepa dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasit Flori Paluçi, të cilin e ka plagosur, dhe ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve Daniel Pepa dhe Aranit Kurti (që dyshohet se e ka goditur me grusht, në fytyrë, shtetasin Flori Paluçi.). Si pasojë u vranë shtetasit Flori Paluçi dhe Aranit Kurti”, sqaron policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të hetimeve të thelluara dhe profesionale, të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në koordinim me Prokurorinë e Durrësit, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të implikuar në konfliktin për motive të dobëta, të ndodhur rreth orës 01:25 të datës 22.10.2025, në ambientin e jashtëm të një lokali në fshatin Manzë, ku u vranë me armë zjarri, shtetasit F. P., 33 vjeç dhe A. K., 23 vjeç, u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit:

-Erald Cani, 25 vjeç dhe Ergi Kadiu, 21 vjeç, si dhe shtetasit Taulant Beqja, 37 vjeç dhe Emirjan Beqja, 34 vjeç, vëllezër, të katërt banues në Manzë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim, shtetasit:

-D. P., 21 vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-G. A., 30 vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Nga hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se shtetasi D. P. ka hyrë në lokal dhe për motive të dobëta, është konfliktuar verbalisht, me kamerierin e lokalit dhe me shtetasin F. P. (i cili shoqërohej në lokal, nga disa shtetas, ndër ta, i arrestuari E. C.). Pas konfliktit verbal, shtetasi D. P. është larguar me automjet, nga ambienti i lokalit, ku është kthyer menjëherë më pas, i shoqëruar nga shtetasi i arrestuar E. K. dhe nga shtetasi A. K.. Gjatë tentativës së tre shtetasve, për të hyrë në lokal, ka dalë nga lokali, shtetasi F. P., i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në tokë. Në këtë moment shtetasi D. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasit F. P., të cilin e ka plagosur, dhe ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve D. P. dhe A. K. (që dyshohet se e ka goditur me grusht, në fytyrë, shtetasin F. P.). Si pasojë u vranë shtetasit F. P. dhe A. K..

Më tej nga hetimet, dyshohet se shtetasi G. A. është larguar nga vendngjarja, me shtetasin D. P..

Vijojnë kërkime intensive për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit F. P., shtetasin D. P., si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim G. A..

Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për të siguruar çdo provë që do t’i shërbejë hetimit për dokumentimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.



Ju sugjerojmë

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit
Bota

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit

14 Nëntor, 2025 5:42 pm
Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët
Bota

Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët

14 Nëntor, 2025 4:41 pm
Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor
Aktualitet

Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor

14 Nëntor, 2025 4:25 pm
BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë
Aktualitet

BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 3:52 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

I djeg shtëpinë të dashurit, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë

14 Nëntor, 2025 3:48 pm
GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD, Arjan Ndoja
Kronikë

GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD, Arjan Ndoja

14 Nëntor, 2025 3:39 pm
Atentati në Rinas, autorët dyshohet se përdorën disa automjete në vendngjarje
Kronikë

Atentati në Rinas, autorët dyshohet se përdorën disa automjete në vendngjarje

14 Nëntor, 2025 3:38 pm
SHBA shpall 4 grupe si organizata terroriste në Europë
Bota

SHBA shpall 4 grupe si organizata terroriste në Europë

14 Nëntor, 2025 3:06 pm
Thirrjet e refuzuara? Berisha i përgjigjet SPAK: Mashtrim ordiner
Aktualitet

Thirrjet e refuzuara? Berisha i përgjigjet SPAK: Mashtrim ordiner

14 Nëntor, 2025 2:15 pm
SPAK tregon si u refuzua urdhër-thirrja për Berishën:Rojet janë autorizuar të mos…
Aktualitet

SPAK tregon si u refuzua urdhër-thirrja për Berishën:Rojet janë autorizuar të mos…

14 Nëntor, 2025 2:13 pm
Para
Berisha apel deputetëve të rinj: Mos shkëputni lidhjet me zgjedhësit

Berisha apel deputetëve të rinj: Mos shkëputni lidhjet me zgjedhësit

Edhe Maqedonia do të prodhojë armë, kompania britanike do investojë 150 mln dollarë

Edhe Maqedonia do të prodhojë armë, kompania britanike do investojë 150 mln dollarë

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga...
















TE FUNDIT

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit
14 Nëntor, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar shitjen e parë të armëve Tajvanit që nga rikthimi i presidentit Donald Trump në pushtet...

Lexo më shumë

Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët

Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët
14 Nëntor, 2025

Nga nxënësit e shkollave fillore deri te të moshuarit: Polonia po i fton qytetarët e saj të marrin pjesë në trajnime dhe...

Lexo më shumë

Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor

Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor
14 Nëntor, 2025

Globe ka nisur fushatën më të madhe të muajit nëntor “Gjithçkame Ulje”, një periudhë ofertash që u jep konsumatorëvemundësinë të...

Lexo më shumë

BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë

BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë
14 Nëntor, 2025

Këshilli i Bashkimit Europian ka bërë të ditur agjendën e konferencës së shtatë ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë që do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com