Ndërsa Italia përgatitet të mbajë një samit europian lidhur me krizën, raste të reja me koronavirus raportohen në rajon. Pas konfirmimit të një rasti në Kroaci, edhe në Austri konfirmohen dy rastet e para me koronavirus.
Lajmin e bën të ditur Agjencia Austriake e Shtypit, (APA) që thotë se të prekurit janë 2 italianë 24- vjeçarë me banim në Tyrol, një qytet i vogël i Austrisë në kufirin verior me Italinë. Mendohet se këta persona janë infektuar nga një udhëtim në zonën e Lombardisë. Rastet e Kroacisë dhe Austrisë janë të parët që konfirmohen me burim Italinë. Kujtojmë që edhe personi i prekur me koronavirus në Kroaci, ishte kthyer nga një udhëtim në Itali. / Opinion.al