Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar sekuestrimin e 500 mijë eurove.
Sipas saj, dy shtetas suedezë duhet të provojnë para shtetit shqiptar burimin e ligjshëm të kësaj shume.
Joe Borge dhe Johansen Nilsen kanë transferuar në Shqipëri në dy transaksione konkretisht në 300 dhe 200 mijë euro.
Transaksioni ka qenë pa burim të identifikuar.
Bankat kanë raportuar në Sektorin Kundër Pastrimit të parave, ndërsa ky i fundit ka përcjellë çështjen në Prokurorinë e Tiranës njësia Task-Forcë.
Kjo e fundit ka bërë verifikime, por nuk ka gjetur ndonjë informacion konkret në lidhje me shumat e transferuara.
Për këtë arsye, me qëllim shmangien e tjetërsimit të llogarive në fjalë, Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e tyre.