Dy shtetas shqiptarë janë deklaruar fajtorë nga drejtësia britanike lidhur me një sekuestrim të madh droge vitin e kaluar.
Mediat e huaja raportojnë se shqiptarët e kapur janë Matian Kroi dhe Konstandin Osmenaj.
Ata të dy u deklaruan fajtorë për posedimin e kanabisit me një vlerë më të madhe për qëllime shitjeje ose furnizimi.
Akuzat për trafik droge janë pohuar nga të dy shqiptarët gjatë seancës gjyqësore.
Gjyqtarja Catherine Staines i la të dy të pandehurit në paraburgim për t’u paraqitur sërish përpara Gjykatës së Qarkut Nenagh më 3 tetor./Opinion.al