Dy shqiptarë janë në listën e artistëve pjesëmarrës në Bienalen e Arkitekturës në Venecia, e cila do të mbahet këtë vit.
Bëhet fjalë për Anri Sala, artist i njohur botërisht dhe fotografja, piktorja dhe shkrimtarja Ornela Vorpsi, përveç këtyre emrave, të tjerët janë artistë të panjohur për publikun shqiptar.
“I Have Left You the Mountain” do të merret me temën e migracionit, dëbimit, dy dukuri që në historinë e shqiptarëve kanë zënë vend goxha të fuqishëm, dhe lidhen edhe me realitetin evropian aktual. Pavijoni në fjalë do t’i detyrojë vizitorët të mendojnë, të reflektojnë mbi memorien personale, me muzikë e me qetësi.
Programi i Pavijonit shqiptar konsiston në ligjërata, libra dhe performanca, bashkë me këngët polifonike dhe tekstet e ndryshme./tvklan.al