Një 24-vjeçar u kap në aeroportin Këln-Bon me para të falsifikuara me vlerë nominale gati njëqind mijë euro.
Kartëmonedhat ishin fshehur në fund të një valixheje bosh, siç njoftoi policia në Këln të premten.
24-vjeçari rumun, i cili po vinte nga Italia u arrestua përkohësisht nga autoritetet gjermane.
Sipas informacioneve, oficerët e policisë federale janë vënë në dijeni të premten për dy shqiptarë në një terminal aeroporti, të cilët ishin duke kërkuar të riun rumun me një foto në celular.
Në momentin që ka mbërritur 24-vjeçari rumun, policia ka ndërhyrë për ta arrestuar.