Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dy qëndrime në PS për krizën, Rama: Nuk ka negociatë

2019/04/02 at 7:32 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dy qëndrime në PS për krizën, Rama: Nuk ka negociatë

Në politikë, kurrë mos thuaj kurrë! E në këtë krizë që ka përfshirë vendin, mesazhet që japin palët janë të ndryshme, por siç duket kryeministri Edi Rama ka ndryshuar qëndrim. Këtë të martë ai ka hedhur poshtë çdo mundësi negocimi me opozitën që tashmë është jashtë Kuvendit. Rama tha se nuk do ta përsërisë më historinë e 2017-s.

“Pastaj në 2013, pastaj në 2017-ën. I kemi mundur me herë të tëra, Saliu me gjithë shtetin e tij që nuk linte gjë pa bërë për të na penguar ta nxirrnin votën nga kutitë edhe nuk mundim dot Lulin?! Edhe zgjedhjet e 2017-ës i humbën duke qenë në qeveri, djegin mandatet dhe tani i thonë njerëzve jemi si ju. Tani i thonë njerëzve shkoni në burg për ne, se ndoshta do të marrim pushtetin, por Noc Rrokun do marrësh Lul. Historia hajde të shohim, hajde ta zgjidhim, nuk ka. Nuk ka më asnjë lloj tryeze për të negociuar mandatin që na keni dhënë ju. Nuk na keni dhënë mandatin të shohim mandatin me Monën”, u shpreh nga Librazhdi Edi Rama.

Por edhe pse thonë se nuk u intereson nëse hyn apo jo në zgjedhje opozita, një ftesë për tu ulur në tryezë ia kanë dërguar. Nëpërmjet një kërkesë drejtuar kryetarit të Kuvendit, Partia Socialiste kërkon shtyrjen e afatit të punimeve të Komisionit të Reformës Zgjedhore deri në 5 Maj. Pranë Komisionit të caktohet në cilësinë e vëzhguesit edhe përfaqësuesi i Partisë Demokratike. Kjo kërkesë do të miratohet në seancën parlamentare të së mërkurës.

“Do të bëjmë një amendim për t’i krijuar një mundësi Partisë Demokratike për të vëzhguar. Pavarësisht se janë jashtë kuvendit kanë një dritare të hapur, me të gjitha të drejtat që ka opozita në parim, me të drejtën e propozimit dhe kundërshtimit. Në çdo kohë që PD vendos të ulet në tavolinë për të kërkuar ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe PD e ka atë hapësirë”, tha Damian Gjiknuri, që është propozuar të marrë postin e bashkëkryetarit të komisionit për reformën zgjedhore ndërsa ajo që ia la vendin, Blerina Gjylamenti të jetë në funksionin e anëtarit.

E pikërisht këtë ftesë nga opozita e lexojnë si një lëshim nga qeveria.

“Nuk e fsheh që ka njëlloj lëshimi njëlloj çedimi nga pozitat e tyre të forta dhe kokëfortë në fakt. Ne e patëm për një vit e gjysmë mos më tepër Komisionin e Reformës Zgjedhore kur opozita ishte në Parlament. Ne i paraqitem shumë më herët se cilat ishin kërkesat për një proces teknikisht të rregullt. Në fakt ajo çka është kërkesa jonë tani nuk është një kërkesë që përjashton ato çfarë ne kemi thënë kohë më parë por kërkesa ka evoluar jo thjesht si një dëshirë e jona. Kërkesa ka evoluar për shkak të atyre që kanë ndodhur të paktën nga 2017 e këtej”, ka thënë Enkelejd Alibeaj/ Opinion.al

Ju sugjerojmë

“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste
-U tha në Opinion

“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste

8 Tetor, 2025 11:04 pm
Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut
-U tha në Opinion

Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut

8 Tetor, 2025 10:41 pm
Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70
Life Style

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

8 Tetor, 2025 10:15 pm
Kush është “Mandela palestinez” i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës
Bota

Kush është “Mandela palestinez” i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

8 Tetor, 2025 9:57 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD nis mbledhjen e firmave për shkarkimin e Begajt

8 Tetor, 2025 9:36 pm
Një festival që e kthen lëvizjen në një akt kolektiv
Aktualitet

Një festival që e kthen lëvizjen në një akt kolektiv

8 Tetor, 2025 9:27 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Si i përdor Trumpi paratë publike për qëllime politike

8 Tetor, 2025 8:23 pm
Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë
Rajoni

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë

8 Tetor, 2025 7:38 pm
Vendimi i qeverisë, paga shpërblim për efektivët e gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë
Aktualitet

Shkarkohen nga detyra prefekti Fierit dhe i Vlorës, kush i zëvendëson

8 Tetor, 2025 6:55 pm
Qeveria ndryshon ligjin për ruajtjen e funksionarëve të SPAK, GJKKO dhe BKH
Aktualitet

Qeveria ndryshon ligjin për ruajtjen e funksionarëve të SPAK, GJKKO dhe BKH

8 Tetor, 2025 6:47 pm
Para
Nga Berisha tek Kryemadhi, ish-deputetët që kërkojnë paratë

Nga Berisha tek Kryemadhi, ish-deputetët që kërkojnë paratë

SHBA hedh hapin e parë hakmarrës ndaj Turqisë

SHBA hedh hapin e parë hakmarrës ndaj Turqisë

“Çmendet” Manchester United, ofron 100 milionë euro për 19-vjeçarin

“Çmendet” Manchester United, ofron 100 milionë euro për 19-vjeçarin

TE FUNDIT

“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste

“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste
8 Tetor, 2025

Skema e zbuluar nga SPAK të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit nga një grup kriminal u diskutua në...

Lexo më shumë

Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut

Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut
8 Tetor, 2025

Në emisionin “Opinion” po diskutohet në lidhje me aktivitetin e grupeve kriminale në vendin tonë. Gazetari Artan Hoxha thotë se...

Lexo më shumë

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70
8 Tetor, 2025

Çmimi i arit ka shënuar një rritje historike, duke kaluar për herë të parë pragun e 4 mijë dollarëve për...

Lexo më shumë

Kush është “Mandela palestinez” i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

Kush është “Mandela palestinez” i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës
8 Tetor, 2025

Për më shumë se dy dekada, Marwan Barghouti ka qenë i burgosuri më i njohur në burgjet izraelite dhe ndoshta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com