Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dy prodhuesit e mëdhenj, Lufra dhe Erzeni nën hetim

2016/06/10 at 1:46 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Dy prodhuesit e mëdhenj, Lufra dhe Erzeni nën hetim

Komisioni i Konkurrencës, organi drejtues i Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës që në muajin shkurt të 2016 është aktivizuar në një hetim paraprak në tregun e përpunimit dhe tregtimit të qumështit të ambalazhuar dhe nënprodukteve të tij, për të parë nëse ka, ose jo, shenja të kufizimit të konkurrencës.

Në analizë ka qenë tregu i produktit qumësht i freskët i lopëve, deleve dhe dhive, i cili grumbullohet nga fermerët, shkon për përpunim dhe ambalazhim në disa fabrika prodhimi dhe përpunimi në vendin tone, me vendndodhje kryesisht në Lushnje, Berat, Gjirokastër, Shkodër e Tiranë, dhe pas përpunimit tregtohet në tregun e shitjes me shumicë dhe pakicë. Duke qenë se qumështi i përpunuar dhe ambalazhuar kalon në disa procese teknologjike, pra trajtohet dhe i nënshtrohet përpunimit termik përpara konsumimit, për analizën e mëposhtme është përjashtuar qumështi i freskët, i cili tregtohet në tregun “informal” në shishe plastike, i mbushur direkt dhe i papërpunuar në fabrika të mëdha.

Autoriteti i Konkurrencës objekt të hetimit konsideroi tregun e përpunimit dhe tregtimit të qumështit të ambalazhuar dhe nënprodukteve të tij: qumësht i freskët ambalazhuar me shishe plastike 1.5 litër, kos i freskët i ambalazhuar me shishe plastike 1 litër dhe kos i freskët i ambalazhuar me gota plastike 480 gr.

Gjatë fazës së hetimit paraprak janë analizuar të dhënat për rreth 9 ndërmarrje të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre në tregun përkatës për periudhën hetimore, dhe ndërmarrjet Lufra dhe Erzeni zotrojnë rreth 75 – 80% të pjesës së tregut të shitjes sipas sasisë dhe vlerës së shitur për produktet në tregun përkatës.

Sipas grupit të hetimit, vërehet një përqendrim shumë i lartë i tregut, për të tre produktet e marra në analizë, si pasojë e pjesës së madhe të tregut që zënë dy ndërmarrjet Lufra dhe Erzeni.

Ky indeks paraqitet përafërsisht në të njëjtat nivele në të dyja vitet 2014 dhe 2015, i cili tregon që nuk ka pasur ndonjë ndryshim të strukturës së tregut të ndërmarrjeve për këto produkte dhe tregu mbetet i përqendruar vetëm në duar të dy kompanive.

Nga analizimi i treguesve të përqendrimit, pjesët e tregut të ndërmarrjeve gjatë periudhës nën hetim, si dhe krahasimi i cmimeve të aplikuara nga ndërmarrjet për periudhën hetimore për produktet në tregun përkatës, vërehet se ndërmarrjet Lufra dhe Erzeni paraqesin dyshime për ekzistencën e një marrëveshje të ndaluar dhe fiksim të paligjshëm çmimesh.

Nga analiza e trendit të çmimit mesatar mujor të shitjes së qumështit të ambalazhuar me shishe plastike 1.4 litra, kosit të ambalazhuar 350/380 gr, kos i ambalazhuar me shishe 0.95 / 1 litër, për periudhën 2014 – Janar 2016, vërehet se ndërmarrjet LUFRA dhe ERZENI aplikojnë çmime të shitjes me shumicë të këtij produkti me ndryshime shumë të vogla nga njëri- tjetri, çmimet e tyre janë më të larta se të konkurrentëve të tjerë më të vegjël të tregut, si dhe çmimet e shitjes me pakicë janë të caktuara dhe pa luhatshmëri sezonale gjatë gjithë periudhës objekt hetimi. Referuar analizës së mësipërme, rezulton së për ndërmarrjet LUFRA Shpk dhe ERZENI Shpk, të cilat zotërojnë 75 – 80 % të tregut sipas sasisë dhe vlerës së shitur të produkteve në tregun përkatës, për periudhën Janar 2014 – 31 Janar 2016, ekzistojnë shenjat e një kufizimi të mundshëm të konkurrencës.

Si pasojë e situatës së mësipërme, Komisioni i Konkurrencës vendosi të hapë një hetim të thelluar 6 mujor në tregun e përpunimit dhe tregtimit të qumështit të ambalazhuar dhe nënprodukteve të tij, ndaj ndërmarrjeve “Lufra” Shpk dhe “Erzeni” Shpk me objekt ekzistencën ose jo të një marrëveshje të ndaluar ose abuzimin ose jo me pozitën e përbashkët dominuese në tregun përkatës.

Komisioni i Konkurrencës, organi drejtues i Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës që në muajin shkurt të 2016 është aktivizuar në një hetim paraprak në tregun e përpunimit dhe tregtimit të qumështit të ambalazhuar dhe nënprodukteve të tij, për të parë nëse ka, ose jo, shenja të kufizimit të konkurrencës.

Në analizë ka qenë tregu i produktit qumësht i freskët i lopëve, deleve dhe dhive, i cili grumbullohet nga fermerët, shkon për përpunim dhe ambalazhim në disa fabrika prodhimi dhe përpunimi në vendin tone, me vendndodhje kryesisht në Lushnje, Berat, Gjirokastër, Shkodër e Tiranë, dhe pas përpunimit tregtohet në tregun e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Duke qenë se qumështi i përpunuar dhe ambalazhuar kalon në disa procese teknologjike, pra trajtohet dhe i nënshtrohet përpunimit termik përpara konsumimit, për analizën e mëposhtme është përjashtuar qumështi i freskët, i cili tregtohet në tregun “informal” në shishe plastike, i mbushur direkt dhe i papërpunuar në fabrika të mëdha.

Autoriteti i Konkurrencës objekt të hetimit konsideroi tregun e përpunimit dhe tregtimit të qumështit të ambalazhuar dhe nënprodukteve të tij: qumësht i freskët ambalazhuar me shishe plastike 1.5 litër, kos i freskët i ambalazhuar me shishe plastike 1 litër dhe kos i freskët i ambalazhuar me gota plastike 480 gr.

Gjatë fazës së hetimit paraprak janë analizuar të dhënat për rreth 9 ndërmarrje të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre në tregun përkatës për periudhën hetimore, dhe ndërmarrjet Lufra dhe Erzeni zotrojnë rreth 75 – 80% të pjesës së tregut të shitjes sipas sasisë dhe vlerës së shitur për produktet në tregun përkatës.

Sipas grupit të hetimit, vërehet një përqendrim shumë i lartë i tregut, për të tre produktet e marra në analizë, si pasojë e pjesës së madhe të tregut që zënë dy ndërmarrjet Lufra dhe Erzeni.

Ky indeks paraqitet përafërsisht në të njëjtat nivele në të dyja vitet 2014 dhe 2015, i cili tregon që nuk ka pasur ndonjë ndryshim të strukturës së tregut të ndërmarrjeve për këto produkte dhe tregu mbetet i përqendruar vetëm në duar të dy kompanive.

Nga analizimi i treguesve të përqendrimit, pjesët e tregut të ndërmarrjeve gjatë periudhës nën hetim, si dhe krahasimi i cmimeve të aplikuara nga ndërmarrjet për periudhën hetimore për produktet në tregun përkatës, vërehet se ndërmarrjet Lufra dhe Erzeni paraqesin dyshime për ekzistencën e një marrëveshje të ndaluar.

Nga analiza e trendit të çmimit mesatar mujor të shitjes së qumështit të ambalazhuar me shishe plastike 1.4 litra, kosit të ambalazhuar 350/380 gr, kos i ambalazhuar me shishe 0.95 / 1 litër, për periudhën 2014 – Janar 2016, vërehet se ndërmarrjet LUFRA dhe ERZENI aplikojnë çmime të shitjes me shumicë të këtij produkti me ndryshime shumë të vogla nga njëri- tjetri, çmimet e tyre janë më të larta se të konkurrentëve të tjerë më të vegjël të tregut, si dhe çmimet e shitjes me pakicë janë të caktuara dhe pa luhatshmëri sezonale gjatë gjithë periudhës objekt hetimi.

Referuar analizës së mësipërme, rezulton së për ndërmarrjet LUFRA Shpk dhe ERZENI Shpk, të cilat zotërojnë 75 – 80 % të tregut sipas sasisë dhe vlerës së shitur të produkteve në tregun përkatës, për periudhën Janar 2014 – 31 Janar 2016, ekzistojnë shenjat e një kufizimi të mundshëm të konkurrencës.

Si pasojë e situatës së mësipërme, Komisioni i Konkurrencës vendosi të hapë një hetim të thelluar 6 mujor në tregun e përpunimit dhe tregtimit të qumështit të ambalazhuar dhe nënprodukteve të tij, ndaj ndërmarrjeve “Lufra” Shpk dhe “Erzeni” Shpk me objekt ekzistencën ose jo të një marrëveshje të ndaluar ose abuzimin ose jo me pozitën e përbashkët dominuese në tregun përkatës.

Ju sugjerojmë

Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50
Kryesore

Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50

14 Maj, 2025 9:20 am
Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik
Kryesore

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik

14 Maj, 2025 9:04 am
Vota e diasporës “përplas” PD dhe PS në KQZ
Kryesore

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës/ Ja ndarja deri më tani për partitë

14 Maj, 2025 8:51 am
“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Kryesore

PS feston sot fitoren në ‘Sheshin Skënderbej’, Rama: Ju falenderoj përgjunjësisht

14 Maj, 2025 8:30 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 14 Maj 2025

14 Maj, 2025 8:25 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 14 maj 2025

14 Maj, 2025 8:14 am
Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Para
Presionet? Gjykata nuk lëshon pe: Burg për zyrtarët e policisë

Presionet? Gjykata nuk lëshon pe: Burg për zyrtarët e policisë

Eksperimenton dhe Japonia, një restorant ku mund të hani lakuriq

Eksperimenton dhe Japonia, një restorant ku mund të hani lakuriq

FOTO/ A është shëndoshur sërish Ilir Meta?

Meta merr në dorë situatën: Ftesë urgjente Bashës për takim

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50

Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50
14 Maj, 2025

Procesi i numërimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, ka përfunduar në të gjithë vendin, teksa tashmë vijon...

Lexo më shumë

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik
14 Maj, 2025

“Klan News” ka siguruar deklaratën e parë të fituesit të zgjedhjeve të së dielës, Edi Rama. Në një intervistë për...

Lexo më shumë

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës/ Ja ndarja deri më tani për partitë

Vota e diasporës “përplas” PD dhe PS në KQZ
14 Maj, 2025

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës. Siç bëhet me dije numërimi i votave të shtetasve nga jashtë pritet...

Lexo më shumë

PS feston sot fitoren në ‘Sheshin Skënderbej’, Rama: Ju falenderoj përgjunjësisht

“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama falenderon të gjithë shqiptarët që i besuan mandatin e katërt duke e votuar në zgjedhjet e 11...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com