Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Kavajë, ku humbën jetën dy persona.
Sipas Policisë, Edmond Gosa 43 vjeç dhe Altin Rexha, 43 vjeç janë konfliktuar me njëri-tjetrin vendi i quajtur tek kryqëzimi i valutës.
Gosa ka qëlluar me thikë Altin Rexhën, ndërsa ky fundit e ka qëlluar me armë zjarri. Të dy personat e përfshirë në konflikt u transportuan për në spital, por nuk mund t’u mbijetonin plagëve të marra.
Policia bën me dije se shtetasi Altin Rexha e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Sali Rexha ndërsa Edmond Gosa ka ndryshuar emrin në Armand Gosa.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.