Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në qytetin e Korçës kanë nisur një procedim penal në gjendje të lirë për dy punonjës së Urgjencës të Spitalin Rajonal të këtij qyteti.
Ata janë 39 – vjeçari me iniciale E.D dhe 33 – vjeçari me iniciale P.P, me profesion mjek dhe ndihmësmjek, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe mosdhënie ndihme.
Burime zyrtare bëjnë me dije se ky procedim filloi pas kallëzimit të bërë nga shtetasi A.A, 67 – vjeç, banues në Bilisht, i cili pretendon se shtetasit e mësipërm, nuk i kanë dhënë këtij të fundit ndihmën e nevojshme mjekësore.