Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dy masakra në dy vjet e gjysmë: Mali i Zi injoroi thirrjet për kontroll të rreptë të armëve

2025/01/12 at 9:16 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Dy masakra në dy vjet e gjysmë: Mali i Zi injoroi thirrjet për kontroll të rreptë të armëve

Për dy vjet e gjysmë, dy vrasje masive në Cetinje të Malit të Zi.


Në gusht të vitit 2022, Vuk Borilloviç vrau 10 persona, përfshirë dy fëmijë, Marko dhe Mashan, dhe plagosi gjashtë të tjerë me një pushkë gjuetie, për të cilën kishte leje.

Më 1 janar të vitit 2025, Aco Martinoviç, duke përdorur armë pa leje, vrau 12 persona, përfshirë dy fëmijë, Jovan dhe Vukan, ndërsa plagosi katër të tjerë.

Viktima e 13-të ndërroi jetë në spital më 9 janar.

Borilloviq u vra 45 minuta pasi filloi vrasjet, Martinoviç kreu vetëvrasje gjashtë orë pasi kreu vrasjet e para.

Në rastin e parë, në Cetinje ishin 12 policë, ndërsa në rastin e dytë nëntë.

Edhe Borilloviç, edhe Martinoviç ishin të raportuar më herët në polici për dhunë dhe armëmbajtje pa leje.

Organizatat joqeveritare Aksioni për të Drejtat e Njeriut dhe Qendra për të Drejtat e Grave pyetën autoritetet se çfarë ka ndryshuar në sistemin e sigurisë në Cetinje nga viti 2022 e deri më sot?

A është bërë ndonjë gjë ndërmjet këtyre dy vrasjeve masive në sferën e kontrollit të armëve, ku u iniciua Ligji Marko dhe Mashan?

Vetëm pas masakrës së dytë, Qeveria e Malit të Zi paralajmëroi masa emergjente: ligj të ri, kontrolle, konfiskim armësh.

Në Mal të Zi, ku jetojnë rreth 620 mijë banorë, ka mbi 100 mijë armë legale dhe deri në 80 mijë ilegale.

Kontroll armësh pas masakrës së dytë

Pas masakrës së parë në vitin 2022, OJQ-të dhe individët bënë thirrje për rishikimin e licencave të armëve dhe për reduktimin e numrit të armëve, sidomos atyre të paligjshme.

Pavarësisht këtyre thirrjeve, numri i personave me leje për armë në Mal të Zi është rritur gjatë dy vjetëve të fundit – nga 67.545 në vitin 2022 në 69.593 vitin e kaluar.

Dy ditë pas masakrës së dytë, në janar të këtij viti, kryeministri malazez, Millojko Spajiq, paralajmëroi miratimin e një ligji të ri për armët.

Ai tha se do të kontrollohen të gjitha lejet ekzistuese për armët e ligjshme, do të ndërmerren dënime drakoniane për posedimin e armëve pa leje, si dhe do të kontrollohet puna e shoqatave të gjuetisë.

Ai dha edhe një afat prej dy muajsh për kthimin e armëve pa leje pa pasoja ligjore.

Gjithashtu, u paralajmërua edhe një linjë telefonike anonime për denoncimin e armëve pa leje, me mundësi shpërblimi për denoncuesit.

“Populizmi nuk i zgjidh lëshimet”

Avokati malazez, Vesellin Radulloviq, thotë se kushdo që mendon se krimet e ngjashme mund të parandalohen me ndryshimin e Ligjit për armët – ashtu siç u paralajmërua – e mashtron opinionin.

“Ose nuk e ka ndërmend të merret seriozisht me këtë problem, ose nuk e ka idenë se për çfarë flet”, thotë Radulloviq për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se gati dy javë pas krimit, policia nuk ka përcaktuar ende se nga kush e ka siguruar Martinoviq armën pa leje dhe sasinë e madhe të municionit.

“Në një qytet me madhësinë e Cetinjes [me më pak se 15.000 banorë], policia profesioniste do ta kishte zbuluar këtë që në ditën e parë, me kusht që udhëheqësit do ta donin vërtet një gjë të tillë”, sipas Radulloviqit.

Ai thotë se ky rast flet për udhëheqjen jashtëzakonisht joprofesionale të sektorit të sigurisë, ose për njerëz që i mbulojnë nxitësit dhe ndihmësit e vrasësit.

“Kryeministri duhet ta trajtojë këtë problem, nëse ai vetë nuk i përket njërit prej grupeve të lartpërmendura. Ky problem sigurisht që nuk do të zgjidhet me ndryshimin e Ligjit për armët”, thotë Radulloviç.
Autoritetet nuk u morën me Ligjin Marko dhe Mashan
Masakra e re në Cetinje rinxori në pah iniciativën për miratimin e Ligjit Marko dhe Mashan.

Nisma që u ndërmor më 2023 – vitin pas vrasjes së parë masive në Cetinje – mori emrin e dy vëllezërve të vrarë atëherë.

Ligji parashikon dënime më rigoroze për shkelësit, vlerësime të hollësishme psikologjike dhe konfiskim automatik të armëve nga individët e dhunshëm.

Iniciativën e mori Maja Lilaniq Popoviq, motra e njërës prej viktimave të masakrës së Borilloviqit në vitin 2022.

Ajo vendosi ta niste këtë çështje, pasi TV E e Malit të Zi, në shtator të vitit 2023, transmetoi disa dokumente që tregonin se autoritetet e injoruan detyrimin ligjor për t’ia konfiskuar armët Borilloviqit, për shkak të dhunës.

U zbulua se pas një kallëzimi penal kundër Borilloviqit në korrik të vitit 2022, për sulm ndaj një kolegu, policia e Cetinjes i dërgoi një letër degës së Ministrisë së Punëve të Brendshme në Cetinje, për t’i konfiskuar armën Borilloviqit, por se asgjë nuk u ndërmor.

“Nëse atij do t’i merret arma, do të shmanget një tragjedi tjetër e përmasave të tilla”, tha atëkohë Lilaniq Popoviç.

Nisma u mbështet nga 4.290 qytetarë në një platformë online.

Për ta dorëzuar atë në Qeveri janë të nevojshme tri mijë nënshkrime dhe gjashtë mijë për ta dorëzuar në Kuvend.

Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë e Malit të Zi dhe Ministrinë e Brendshme se çfarë është bërë në lidhje me këtë iniciativë dhe nëse është e vërtetë që ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviç, ka pesë muaj që i injoron apelet e ndërmarrësve të saj për takim, por nuk mori përgjigje prej asnjërit institucion.

Protestat dhe kërkesat publike

Pa përgjigje mbeten edhe pyetjet e familjarëve dhe qytetarëve të Cetinjes nga marshi protestues i tetorit të vitit 2023, i organizuar për shkak të neglizhencës së policisë gjatë masakrës.

Mes tjerash, ata pyetën se përse nuk i është konfiskuar arma Borilloviqit, përkundër kallëzimit penal, dhe përse askush prej autoriteteve nuk ka dhënë dorëheqje.

Pas tragjedisë së dytë më 1 janar, u mbajtën protesta të reja me thirrjet për dorëheqjen e drejtuesve të sektorit të sigurisë.

Në protestën e 5 janarit u kërkua edhe demilitarizimi i shoqërisë, konfiskimi i armëve dhe kontrolli më i rreptë i tyre, si dhe kthimi i edukimit qytetar si lëndë e detyrueshme në shkolla.

Dorëheqjen e udhëheqësve të sektorit të sigurisë e kërkoi edhe kryetari i komunës së Cetinjes, Nikolla Gjurashkoviç.

Avokati Radulloviç thotë për Radion Evropa e Lirë se nëse stafi përgjegjës për kolapsin e sistemit të sigurisë, mbetet në pozitat e tij, do të bëhet e qartë se paralajmërimi për ndryshime në ligj, është një rrëfim populist.

“Kjo do të thotë se kolltukët e të paaftëve janë më të rëndësishëm se jeta e qytetarëve dhe fëmijëve të Malit të Zi, të cilët po vriten nga monstrat”, thotë Radulloviç.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Malit të Zi, në seancën e 3 janarit, nuk shqyrtoi kryerjen e ndonjë hetimi për veprimet e policisë në rastin e masakrës së 1 janarit.

I pyetur për mundësinë e shkarkimit të ministrit të Brendshëm, Danillo Sharanoviç, kryeministri Spajiq tha se puna e tij do të vlerësohet në ristrukturimin e ardhshëm të Qeverisë.

Pas masakrës së Borilloviqit në vitin 2022, askush nuk dha dorëheqje në Mal të Zi./rel



Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Stuhi e fuqishme dimërore në jug e lindje të SHBA

Stuhi e fuqishme dimërore në jug e lindje të SHBA

SHBA, historia e përpjekjeve për tkurrjen e qeverisë

SHBA, historia e përpjekjeve për tkurrjen e qeverisë

Gazeta amerikane (1930) / Udhëtimi antropologjik i shkencëtarit Carleton Stevens Coon dhe gruas së tij në malet e Shqipërisë

Gazeta amerikane (1930) / Udhëtimi antropologjik i shkencëtarit Carleton Stevens Coon dhe gruas së tij në malet e Shqipërisë
















TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com