Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dy Kosovat!

2016/02/17 at 6:05 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Përse Ambasadori Amerikan foli “shqip”!

Nga Blendi Fevziu-


Kosova feston sot 8 vjetorin e pavarësisë de jure! De fakto e ka fituar atë që në vitin 1999, atë ditë kur trupat e NATO – s hynë në territorin e saj, duke nxjerrë jashtë trupat e Milloshevicit. Ishte largimi i parë i trupave serbe pas 87 vitesh, që nga Tetori i 1912 kur në kuadër të luftës Ballkanike shkelën në territorin e saj.

Kosova po feston sot edhe duke protestuar. Festa dhe protesta qëndrojnë bashkë, si dy pjesë të së njëjtës tablo. Një tabloje që po ndryshon dhe që po merr një tjetër pamje: atë të Kosovës së viteve që vijnë.

Çfarë dua të them me këtë.

Për shumë vite, thuajse një shekull, ëndërra e Kosovës ishte Pavarësia nga Serbia e bashkimi me Shqipërinë. Trungun amë prej nga e kishin shkëputur forcërisht lojrat gjeopolitike. Endërra e pavarësisë jetoi në disa gjenerata, mori shumë jetë, por edhe gjeneroi shpresë. Pavarësia dhe mëvetësia nga Serbia ishte endërra e madhe, kryesore, endërra e ëndërrave që i sfumonte gjithë të tjerat: vështirësitë ekonomike, dhunën, jetën normale e madje edhe pasionet e shoqërisë aty.

Mëvetësia ishte besimi i pabesueshëm i disa brezave dhe një ditë ajo u arrit. Kosova ishte dhe është e lumtur për këtë. Ata që as e kishin menduar, ata që e kishin ëndërruar dhe ata që e kishin besuar, ishin të gjithë bashkë atë ditë ëndërre të qershorit 1999 apo Shkurtit 2008. Kosova ishte e lirë dhe shtet i pavarur. Objektivi qe arritur. Por siç ndodh gjithnjë një endërr e realizuar, sjell një tjetër endërr. Siç thoshte Graham Grim, cdo besim që bjerrim na le gjithherë mundësinë të zgjedhim së dyti. Kosova e fitoi pavarësinë dhe hyri në betejën e një shteti të vërtetë dhe serioz. Të një shteti real siç ajo e kishte menduar.

Për fat të keq, ajo që është arritur, sado e madhe qoftë, nuk mjafton më. Kanë kaluar 17 vjet nga pavarësia faktike. Në Kosovë janë rritur thuajse dy breza të tjerë. Njëri është brezi i fëmijëve të luftës që i kanë kujtimet e saj thjeshtë si një film të largët; i dyti është një brez tjetër që ka lindur atë vit apo pas luftës. Që ka pak të bëjë me të. Për këto breza madje edhe disa sipër tyre, pavarësia është një realitet. Për ta beteja nuk ka mbaruar aty, por aty ka nisur. Ata si kanë njohur sakrificat ose kanë qenë shumë të vegjël për t’i gjykuar ato.

Ky brez ka tjetër sfidë dhe e ka atë shumë të ngjashme me moshatarët e tyre kudo në botë. Ata kërkojnë jetë më të mirë; ata kërkojnë më pak korrupsion; ata kërkojnë një vend ku meritat e dikurshme në luftë, nuk kthehen në privilegj të përjetshëm; ata kërkojnë një vend ku klasa politike qeveris dhe nuk zvarritet; ata kërkojnë një vend me dinjitet dhe jo një shoqëri fisnore. Ata kërkojnë atë që besojnë se e meritojnë dhe që ata që qeverisin sot Kosovën duhet t’ua plotësojnë. Sot Kosova është një shtet i konkurencës politike dhe jo i hierarkisë së meritave të dikurshme.

Përderisa këto dy pjesë të shoqërisë të harmonizohen mes tyre; përderisa pjesa më e madhe të kuptojë se ajo që ka shkuar, qoftë edhe shumë e lavdishme dhe historike nuk mjafton për të ndërtuar të ardhmen, në ditët e pavarësisë do të ketë edhe festë edhe protestë. Dhe këtu flas për protestën e qytetarëve, jo të partive opozitare. Për ata që protestojnë edhe me heshtje edhe me mosfestim, duke besuar tek një Kosovë më e mirë!

Blendi Fevziu

 



Ju sugjerojmë

Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
Bota

Trump: Nëse Irani sulmon SHBA,do të përballet me fuqinë e padëgjuar të ushtrisë sonë

15 Qershor, 2025 8:31 am
Irani kryen valë të re sulmesh ajrore në Izrael, Netanyahu zotohet për sulme shtesë
Bota

Irani kryen valë të re sulmesh ajrore në Izrael, Netanyahu zotohet për sulme shtesë

15 Qershor, 2025 8:22 am
Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035
Kryesore

Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035

15 Qershor, 2025 8:16 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 15 qershor 2025

15 Qershor, 2025 8:10 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 15 qershor 2025

15 Qershor, 2025 8:05 am
Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
Para
Ankara/ Shpërthim i fuqishëm eksplozivi në kryeqytetin turk

Ankara/ Shpërthim i fuqishëm eksplozivi në kryeqytetin turk

Soros ble “Ferrarin”, rriten menjëherë aksionet në bursë

Soros ble "Ferrarin", rriten menjëherë aksionet në bursë

Video/ Shpërthimi në Ankara, 5 të vdekur dhjetra të plagosur rëndë

Video/ Shpërthimi në Ankara, 5 të vdekur dhjetra të plagosur rëndë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Trump: Nëse Irani sulmon SHBA,do të përballet me fuqinë e padëgjuar të ushtrisë sonë

Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
15 Qershor, 2025

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka thënë se nëse Irani do të sulmonte Shtetet e Bashkuara në çfarëdo mënyre, do...

Lexo më shumë

Irani kryen valë të re sulmesh ajrore në Izrael, Netanyahu zotohet për sulme shtesë

Irani kryen valë të re sulmesh ajrore në Izrael, Netanyahu zotohet për sulme shtesë
15 Qershor, 2025

Teherani e ka kryer një valë të re sulmesh raketore në Tel Aviv dhe qytete të tjera të Izraelit gjatë...

Lexo më shumë

Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035

Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035
15 Qershor, 2025

Shqipëria hyri në vitin 2025 me një popullsi më të plakur dhe emigracion që thellohet më tej. Sipas të dhënave...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 15 qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
15 Qershor, 2025

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri vonë pasdite kur priten kalime vranësirash të shpeshta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com