Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbërritjes së dy helikopterëve Black Hawk në vendin tonë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky është një investim shumë i rëndësishëm në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik, ShBA.
“Kanë mbërritur helikopterët e parë Black Hawk në Shqipëri në kuadër të prioritetit madhor për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë.
Një investim shumë i rëndësishëm në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik, ShBA duke ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen dhe modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë”-shkruan Rama.