Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dy gafa në një/ Media përpiqet të rregullojë kandidatin për deputet të PD, por ngatërrohet keq me vargjet e Shilerit

2017/06/22 at 3:47 PM
në Aktualitet, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dy gafa në një/ Media përpiqet të rregullojë kandidatin për deputet të PD, por ngatërrohet keq me vargjet e Shilerit

Shprehja e famshme e nxjerrë nga drama e Vilhelm Tel e shkrimtarit të madh gjerman Shiler, përkthyer me mjeshtëri nga Skënder Luarasi : “E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë, nji jetë e re po lind gërmadhash” ka futur në qorrsokak jo vetëm kandidatin për deputet të PD në Shkodër Romeo Gurakuqi por edhe një pjesë të mirë të medias online në vend.


Romeo Gurakuqi e citoi këtë shprehje të famshme në një miting në Shkodër por pa dashje bëri gafën e duke u shprehur se po citon Migjenin. Media e kapi këtë gafë por ra në një grackë tjetër në tentativë për të gjetur autorin e shprehjes së famshme. Në pjesën më të madhe të portale në Shqipëri gjen titullin “Gafa e Romeo Gurakuqit, ngatërron Migjenin me Qemal Stafën” marrë shkas nga një hartim i të riut komunist në vitin 1935. Qemal Stafa asokohe 15 vjeç kishte bërë një hartim pikërisht mbi vargjet e Shilerit. Kaq ka mjaftuar që një gazetar të ngatërrohet keqas dhe 100 të tjerë ta kopjojnë keq e më keq duke bërë gafën e radhës.

Vargjet e famshme që citoi Gurakuqi dhe që shkroi në hartim Qemal Stafa janë të shkrimtarit të madh Shiler që çdo shqiptar që ka mbaruar shkollën e mesme i ka pasur në tekstin e letërsisë.

Gafa e Romeo Gurakuqit by shkodranews

 

Pjesë e shkëputur nga analiza e Petro Luarasit:

Skënder Luarasi e përktheu veprën “Vilhelm Teli” të Shilerit në kohën kur në Shqipëri sundonte mjerimi, malarja e analfabetizmi, terrori e përgjimi (‘’kishte gardhi veshë e muri sy”) që të ndizte pakëz dritë lirie e drejtësie.

Prej dramave të Shilerit, ”Vilhelm Teli” është i pari përkthim i plotë në gjuhën shqipe. U botua nga Shtypshkronja ”Gutemberg” në Tiranë më 1934 dhe u vlerësua shumë. Edhe tirazhi prej pesëmijë kopjesh i botimit të dytë ( ”Vilhelm Teli” , Stamles, Durrës,1936) u shit në një kohë të shkurtër. Në revistën ”Flaga” të Korçës (qershor 1935) shkruhej: ”Letërsia jonë e varfër u pasurua tani me shqipërimin e denjë të një vepre klasike nga më të mirat e literaturës gjermane…Ajo është një kryevepër ku mbrohet liria dhe të drejtat e njeriut, të cilat janë të vjetra sa edhe ekzistenca e njeriut vetë. Vilhelm Teli ka dalë kaq mirë në shqip, sa duhet të ndjejmë një farë mburrje që gjuha jonë qënka e zonja t’i japë bukur në kuptimin e tyre të plotë e të gjallë ndjenjat më të larta e më të thella të zëmrës njerëzore.”

”Vilhelm Teli” u bë libër i kërkuar për shkollën shqipe dhe inteligjencën e re progresive. Pjesë të dramës u shfaqën në teatrot e konvikteve ndërsa botimi i dytë, u pranua edhe si tekst shkollor prej Ministrisë së Arsimit me titullar Mirash Ivanajn.

Mësuesi Izet Bebeziqi, në gazetën”Kombi”, Vlorë, mars 1938, analizon brendinë e dramës ”Vilhelm Teli’’duke theksuar: ”Shigjetën e Telit e presin tani plot fise e popuj, që mjerisht vuajnë nën thundrën e tiranëve”. 4 (Skënder Luarasi, Shileri në Shqipëri, Nëntori, maj, f.170-174)

Subjektin e dramës mësuesi i letërsisë Skënder Luarasi e përdori për komente dhe tema hartimi (‘’E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë…’’, etj. Pjesë të dramës u luajtën nga trupa amatore e Institutit Tregëtar të Vlorës dhe e Gjimnazit të Shkodrës. Për vlerat e kësaj vepre janë shprehur poeti Migjeni, pedagogu Aleks Buda, regjizori Xhemal Broja dhe aktorët e ardhshëm Sandër Prosi e Naim Frashëri.

/Opinion.al



Ju sugjerojmë

Vuçiç niset drejt Moskës
Rajoni

Vuçiç bisedon me Maduron për përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Venezuelës

21 Gusht, 2025 10:25 pm
Tushemisht/ Kaloi vijën liqenore, bllokohet mjeti lundrues me 7 persona
Aktualitet

Tushemisht/ Kaloi vijën liqenore, bllokohet mjeti lundrues me 7 persona

21 Gusht, 2025 10:14 pm
Zelensky: Nuk do të luaj lojërat e Putinit me armëpushime të shkurtra
Bota

Zelensky akuza Rusisë se po shmang takimin e tij me Putinin

21 Gusht, 2025 9:58 pm
Zjarret në Evropë, miliona hektarë të djegur në 2025
Bota

Zjarret në Evropë, miliona hektarë të djegur në 2025

21 Gusht, 2025 9:32 pm
Aktori Shundi në betejë me sëmundjen e rëndë, dy ministrit: Do mbulojmë shpenzimet!
Aktualitet

Aktori Shundi në betejë me sëmundjen e rëndë, dy ministrit: Do mbulojmë shpenzimet!

21 Gusht, 2025 9:07 pm
A do të dërgohen ushtarë gjermanë në Ukrainë?
Bota

A do të dërgohen ushtarë gjermanë në Ukrainë?

21 Gusht, 2025 8:54 pm
Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet
Rajoni

Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet

21 Gusht, 2025 8:34 pm
Jugu i Shqipërisë “pushtohet” nga turistët, vlerësohet mikpritja dhe plazhet
Aktualitet

Jugu i Shqipërisë “pushtohet” nga turistët, vlerësohet mikpritja dhe plazhet

21 Gusht, 2025 8:11 pm
Euro shënon rënien rekord: Këmbehet shumë pranë 97 lekëve
Aktualitet

Shqipëri/ Rekord pagesash me euro në korrik

21 Gusht, 2025 7:48 pm
RMV/Ndërhyrjet kardiologjike,për shëndetin e pacientëve apo për përfitime financiare
Rajoni

RMV/Ndërhyrjet kardiologjike,për shëndetin e pacientëve apo për përfitime financiare

21 Gusht, 2025 7:26 pm
Para
Gjendet i vdekur një 53 vjeçar në Sarandë

Makina përplas policin e Rrugores

Ministri Dritan Demiraj jep Medaljen e Nderit për komisarin Artan Cuku

Vrasja e Cukut, bie pista e gjakmarrjes: U vra për shkak të detyrës

LGBTI kritikon programet e partive politike në Shqipëri për mos-përfshirje në program të këtij komuniteti

LGBTI kritikon programet e partive politike në Shqipëri për mos-përfshirje në program të këtij komuniteti
















TE FUNDIT

Vuçiç bisedon me Maduron për përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Venezuelës

Vuçiç niset drejt Moskës
21 Gusht, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi të enjten e ka zhvilluar një bisedë “të mirë dhe përmbajtësore” përmes telefonit me...

Lexo më shumë

Tushemisht/ Kaloi vijën liqenore, bllokohet mjeti lundrues me 7 persona

Tushemisht/ Kaloi vijën liqenore, bllokohet mjeti lundrues me 7 persona
21 Gusht, 2025

Një mjet lundrues me 7 persona në bord është bllokuar nga policia kufitare në Pogradec pasi kishte kaluar vijën liqenore...

Lexo më shumë

Zelensky akuza Rusisë se po shmang takimin e tij me Putinin

Zelensky: Nuk do të luaj lojërat e Putinit me armëpushime të shkurtra
21 Gusht, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, akuzoi të martën Rusinë se po përpiqet të shmangë çdo mundësi për një takim me...

Lexo më shumë

Zjarret në Evropë, miliona hektarë të djegur në 2025

Zjarret në Evropë, miliona hektarë të djegur në 2025
21 Gusht, 2025

Zjaret kanë djegur deri tani më shumë se një milion hektarë tokë në vendet e Bashkimin Evropiat gjatë vitit 2025,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com