Erjon Goxhara, polici që plagosi me armën e shërbimit personin që i ngacmonte gruan, është vetëdorëzuar pasditen e së mërkurës.
Goxhara qëlloi tek këmbët 45-vjeçarin Lorenc Kosta. Për prokurorinë ngjarja është klasifikuar si vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, ndërsa ish-efektivi tashmë akuzohet dhe për armëmbajtje pa leje.
Ngjarja e ndodhur dy ditë më parë ishte fundi i një serie debatesh të Goxharajt me të plagosurin, ku mësohet se herë pas here ai i ka kërkuar Kostës që të ndalojë ngacmimet ndaj partneres së tij pasi kjo e fundit ishte ankuar vetë tek efektivi.