Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dy avionë përplasen në rrethana të paqarta, vdesin 3 pilotë ukrainas

2023/08/27 at 6:05 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dy avionë përplasen në rrethana të paqarta, vdesin 3 pilotë ukrainas

Ukraina tha sot se ka rrëzuar katër raketa me vetëdrejtim gjatë natës, por nuk tha se për cilin rajon bëhej fjalë. Sulmet e shtuara ruse ngjallin frikën se Moska po bën përpjekje për të rimarrë qytetet e vijës së parë të frontit në rajonin verilindor. Rusia në anën tjetër ka njoftuar për dy dronë që u përplasen në rajone të ndryshme brenda Rusisë, por nuk dha detaje nëse ka pasur viktima.

Në fjalimin e tij të përditshëm të shtunën, presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelenskiy, njoftoi për tre pilotë ukrainas që humbën jetën ndërsa fluturonin mbi Zhitomir, në perëndim të Kievit, të premten.

Presidenti Zelenskiy nuk pranoi të thotë arsyet e vdekjes së tyre.

“Ka ndodhur një katastrofë në qiell mbi rajonin e Zhitomirit. Tre pilotë humbën jetën. Midis tyre kishte edhe oficer që ndihmuan shumë shtetin tonë. Ka filluar hetimi për atë që ka ndodhur, por është shumë herët për të diskutuar detajet. Sigurisht që të gjitha rrethanat do të sqarohen dhe se Ukraina nuk do të harrojë kurrë askënd që mbrojti qiejt e lirë të Ukrainës”, tha Presidenti Zelenskiy.

Forcat ajrore ukrainase shkruan në aplikacionin ‘Telegram’ se dy avionë ushtarakë L-39 u përplasën të premten gjatë një misioni luftarak mbi rajonin perëndimor të Zhitomirit në Ukrainë.

Nga tre pilotët që vdiqen ishte edhe Andriy Pilshchykov, i cili ka bërë fushatë publike që Ukraina të merrte nga perëndiim avionët luftarakë F-16 të prodhimit amerikan.

“Avionët luftarakë F-16 janë zgjidhja më e mirë për momentin”, tha piloti Pilshchkov gjatë një interviste për televizionin britanik, Sky Neës në shkurt të këtij viti.

Në fjalimin e tij të përditshëm, presidenti Zelenskiy tha se ky vit do i ngris forcat ajrore ukrainase në një nivel tjetër pasi së shpejti pritet ardhja e avionëve, F16.

“Këtë vit, Ukraina duhet të përmbushë të gjitha detyrat e nevojshme për të futur avionët F-16 në hapësirën tonë ajrore. Kjo do të shënojë një nivel të ri për aviacionin ushtarak ukrainas. Kjo gjithashtu do të na afrojë fitoren dhe do t’i sigurojë Ukrainës siguri më të madhe”, tha presidenti Zelenskiy.

Forcat ukrainase thonë se luftimet në vijat e frontit janë bërë më intensive, por forcat ruse nuk kanë thyer mbrojtjen e tyre. Sipas tyre forcat e vendit kanë rrëzuar katër raketa ruse me vet drejtim gjatë natës, por nuk kanë treguar se për cilin rajon bëhej fjalë,

Raportet e inteligjencës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar vlerësojnë se Rusia po përpiqet të përmbysë sukseset graduale të kundërofensivës Ukrainase pranë qytetit të Bakhmutit dhe rajonit të Zaporizhzhias.

Instituti për Studimin e Luftës, me seli në Uashington, vlerësoi të premten se forcat ukrainase po përparonin në Zaporizhzhia pasi çliruan fshatin Robotyne në fillim të kësaj jave.

Rusia ndërkaq njoftoi për dy sulme me dronë brenda territorit të saj. Njëri prej tyre ishte në rajonin e Kurskut, afër kufirit me Ukrainën, por pa shkaktuar viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Një tjetër dron u rrëzua të dielën mbi rajonin Bryansk në perëndim të Rusisë, tha ministria ruse e mbrojtjes në rrjetin social ‘Telegram’, por nuk dha informacione të mëtejshme për dëme apo viktima të mundshme.

Në Kiev të dielën në mëngjes qindra njerëz dolën në Sheshin e Pavarësisë për të protestuar pasi anëtarë të familjeve të tyre që punonin si roje kufitare po mbahen ende në robëri nga Rusia prej 500 ditësh.

Një prej atyre që protestuan sot në Kiev është 9 vjeçaro, Mykola Butko, babai i të cilit është një nga pengjet që po mbahet nga Rusia.

“Babai im është roje kufitare. Ai është në robëri për më shumë se 500 ditë. Më mungon vërtet. Ne besojmë se ai do të kthehet në shtëpi”, thotë 9 vjeçari, Mykola.

Babai i tij, Petro po mbahet peng nga Rusia pasi luftoi për 86 ditë në mbrojtje të Mariupolit, qytetit industrial ukrainas në rajonin e Donetskut në një nga betejat më të ashpra të luftës në Ukrainë./VOA

Ju sugjerojmë

Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
Aktualitet

Krimi zgjedhor/ Prokuroria e Përgjithshme: U arrestuan 7 persona, 87 kallëzime

14 Maj, 2025 10:49 am
Përfundon procesi i numërimit të votave për kandidatët në tre qarqe
Aktualitet

Përfundon procesi i numërimit të votave për kandidatët në tre qarqe

14 Maj, 2025 10:47 am
Lezhë/Vende të sigurta në Kuvend Gjekmarkaj,Hoti, Manja!Kush futet nga lista e hapur
Kryesore

Lezhë/Vende të sigurta në Kuvend Gjekmarkaj,Hoti, Manja!Kush futet nga lista e hapur

14 Maj, 2025 10:43 am
I akuzuar për vrasjen e tre grave, Dan Hutra dënohet me burgim të përjetshëm
Aktualitet

I akuzuar për vrasjen e tre grave, Dan Hutra dënohet me burgim të përjetshëm

14 Maj, 2025 10:35 am
Orban uron Ramën: Fitore bindëse! Mezi pres të të shoh në Samitin në Tiranë
Aktualitet

Orban uron Ramën: Fitore bindëse! Mezi pres të të shoh në Samitin në Tiranë

14 Maj, 2025 10:26 am
Tërmet 6.1 ballë pranë Kretës, autoritetet greke paralajmërojnë banorët
Rajoni

Tërmet 6.1 ballë pranë Kretës, autoritetet greke paralajmërojnë banorët

14 Maj, 2025 10:12 am
Media greke jehonë performacës së Shkodra Elektronike: Zjerm,trend në rrjete sociale
Kryesore

Media greke jehonë performacës së Shkodra Elektronike: Zjerm,trend në rrjete sociale

14 Maj, 2025 10:05 am
Pas heqjes së sanksioneve, Trump takohet me Presidentin e përkohshëm të Sirisë
Bota

Pas heqjes së sanksioneve, Trump takohet me Presidentin e përkohshëm të Sirisë

14 Maj, 2025 9:58 am
Netanyahu planifikon ofensivë të re në Rripin e Gazës
Bota

Netanyahu planifikon ofensivë të re në Rripin e Gazës

14 Maj, 2025 9:48 am
Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE në raport me popullsinë
Aktualitet

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE në raport me popullsinë

14 Maj, 2025 9:44 am
Para
Bëri riparimet e fundit para nisjes, inxhinieri i avionit të Prigozhinit nën hetim

Bëri riparimet e fundit para nisjes, inxhinieri i avionit të Prigozhinit nën hetim

Arrestohen dy të reja nga Italia në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike me vete

Gjendet i pajetë një 52-vjeçar brenda banesës së tij në Tepelenë, ja çfarë dyshohet

U pagua për të vrarë një 27-vjeçar algjerian, arrestohet i riu shqiptar në Greqi

U pagua për të vrarë një 27-vjeçar algjerian, arrestohet i riu shqiptar në Greqi

TE FUNDIT

Krimi zgjedhor/ Prokuroria e Përgjithshme: U arrestuan 7 persona, 87 kallëzime

Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
14 Maj, 2025

Gjatë këtyre ditëve janë publikuar informacione lidhur me kallëzimet, procedimet penale apo arrestime, që lidhen me veprat penale që prekin...

Lexo më shumë

Përfundon procesi i numërimit të votave për kandidatët në tre qarqe

Përfundon procesi i numërimit të votave për kandidatët në tre qarqe
14 Maj, 2025

Teksa mbrëmjen e djeshme u mbyll numërimi në të gjithë qarqet sa i përket votave për subjektet politike, tashmë vijon...

Lexo më shumë

Lezhë/Vende të sigurta në Kuvend Gjekmarkaj,Hoti, Manja!Kush futet nga lista e hapur

Lezhë/Vende të sigurta në Kuvend Gjekmarkaj,Hoti, Manja!Kush futet nga lista e hapur
14 Maj, 2025

Në qarkun e Lezhës, deri më tani raportohet të jenë numëruar 109 kuti nga 245 në total lidhur me votat...

Lexo më shumë

I akuzuar për vrasjen e tre grave, Dan Hutra dënohet me burgim të përjetshëm

I akuzuar për vrasjen e tre grave, Dan Hutra dënohet me burgim të përjetshëm
14 Maj, 2025

Gjykata Penale e Tiranës ka dënuar me burg përjetë Dan Hutrën, autorin e vrasjes së 3 grave. Mësohet se Hutra...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com