Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DW: Votimet në Shqipëri po kalojnë pa probleme serioze

2025/05/11 at 6:43 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
DW: Votimet në Shqipëri po kalojnë pa probleme serioze

Votimi në Shqipëri filloi në orën 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thonë se disa orë para mbylljes së vendvotimeve ka pasur një ulje të pjesëmarrjes krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Të drejtën e votës këtë vit e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, përfshirë edhe për herë të parë diasporën.


Rënie e pjesëmarrjes në votime

Deri në orën 16:00 kanë votuar vetëm 36.27% e votuesve. Sipas raportimeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), kjo shifër tregon një rënie të pjesëmarrjes me rreth 5% krahasuar me të njëjtën orë gjatë zgjedhjeve të vitit 2021. Ndërkohë, qarku me pjesëmarrjen më të lartë është Tirana dhe Dibra, ndërsa Vlora regjistron pjesëmarrjen më të ulët.

Numri i përgjithshëm i votuesve në Shqipëri është rritur në këto zgjedhje, duke arritur në 3.71 milionë, nga 3.59 milionë që ishte katër vjet më parë. Pjesë e kësaj rritjeje është dhe diaspora, e cila për herë të parë ka mundësinë të votojë pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Gara për 140 vende në Kuvend

Në zgjedhjet e vitit 2025, garën politike e përbëjnë 11 subjekte politike, 3 koalicione, me gjithsej 2046 kandidatë që synojnë një vend në Kuvendin e Shqipërisë. Për herë të parë, në asnjë qark të vendit nuk ka kandidatë të pavarur.

Të gjitha partitë vijojnë të bejnë thirrje për pjesëmarrje në votime, duke e konsideruar këtë një moment të rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Partia Socialiste, e udhëhequr nga Edi Rama, synon të sigurojë një mandat të katërt radhazi, duke premtuar “pasaportën europiane”, me anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian deri ne vitin 2030.

Në anën tjetër, Partia Demokratike, e drejtuar nga Sali Berisha, së bashku me aleancën për “Shqipërinë madhështore” kërkon rikthimin në pushtet pas 12 vitesh në opozitë, duke premtuar “ndryshim të thellë në mënyrën e qeverisjes”.

Përveç partive tradicionale, këto zgjedhje shënuan një rritje të dukshme të partive të reja, që kërkojnë ndryshimin e peizazhit politik në vend. Partitë e reja që kanë hyrë në garë janë “Shqipëria Bëhet”, “Lëvizja Bashkë”, “Thurje” dhe “Mundësia”, të cilat janë shprehur të ofrojnë alternativa të reja në reformimin e vendit.

Zgjedhje nën vëzhgim dhe paralajmërim

Këto zgjedhje parlamentare janë të parat pas hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në korrik të vitit 2022, dhe konsiderohen një test i rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Rreth 50,000 vëzhgues, ku bëjnë pjesë ata nga partitë politike, shoqatat dhe organizatat e shoqërisë civile, si dhe vëzhgues ndërkombëtarë, përfshire misionin e OSBE-ODIHR, janë angazhuar për të monitoruar procesin zgjedhor dhe për të vlerësuar standardet demokratike dhe transparencën e tij.

Nga Durrësi, ku monitorioi nga afër procesin e votimit, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi rëndësinë e integritetit në procesin zgjedhor. “Janë zgjedhjet e para pas hapjes së negociatave dhe përveç Tiranës donim të vëzhgonim edhe në qytete të tjera se si po ecën ky proces”, u shpreh Gonzato për mediat.

Deri tani votimi ka vijuar pa incidente të mëdha, megjithatë 5 persona janë arrestuar per fotografim te votes. Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi, u shpreh për mediat se kushdo që shkel ligjin do të vihet para përgjegjësisë.

“Minimumi i dënimit është 3 vite dhe ky është një mesazh i qartë për të gjithë, është e rëndësishme që jo vetëm politikanët, por edhe votuesit të kuptojnë se kanë përgjegjësi në raport me procesin zgjedhor”, tha Celibashi.

Nga rënia e komunizmit në 1991 e deri më sot, vendi ka kaluar 11 palë zgjedhje pluraliste. Por sfida ka mbetur e njejtë: të kthejë votën në një akt shprese, jo thjesht një detyrim qytetar./dw



Ju sugjerojmë

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi
Aktualitet

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi

28 Nëntor, 2025 7:59 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit, 28 nëntor 2025

28 Nëntor, 2025 7:58 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

28 Nëntor, 2025 7:55 am
Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve
-U tha në Opinion

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve

27 Nëntor, 2025 10:00 pm
A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi
-U tha në Opinion

A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi

27 Nëntor, 2025 9:38 pm
Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese
-U tha në Opinion

Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese

27 Nëntor, 2025 9:16 pm
Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj
Bota

Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj

27 Nëntor, 2025 7:39 pm
Rritet bilanci i viktimave nga zjarri në Hong Kong, 83 viktima, 250 ende të zhdukur
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga zjarri në Hong Kong, 83 viktima, 250 ende të zhdukur

27 Nëntor, 2025 6:54 pm
Operacioni i përbashkët me Italinë, SPAK: U kapën 1.3 ton kokainë, 10 të arrestuar
Kronikë

Operacioni i përbashkët me Italinë, SPAK: U kapën 1.3 ton kokainë, 10 të arrestuar

27 Nëntor, 2025 6:22 pm
Takim me Erdogan, Papa zgjedh Turqinë për vizitën e parë jashtë Vatikanit
Bota

Takim me Erdogan, Papa zgjedh Turqinë për vizitën e parë jashtë Vatikanit

27 Nëntor, 2025 6:16 pm
Para
I riu pëson krizë epileptike, Dr. Vasil Llajo ndërpret intervistën për ta ndihmuar

I riu pëson krizë epileptike, Dr. Vasil Llajo ndërpret intervistën për ta ndihmuar

Noka: Basha paguhet nga qeveria e Ramës për shuarjen e opozitës

Incidenti në Vorë, Flamur Noka reagon pasi u procedua penalisht

Zgjedhjet në vend, përfundon orari zyrtar i votimit

Zgjedhjet në vend, përfundon orari zyrtar i votimit
















TE FUNDIT

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi
28 Nëntor, 2025

Shqipëria shënon sot 113-vjetorin e Pavarësisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit që përkujtohet çdo vit me krenari...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 28 nëntor 2025

Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
28 Nëntor, 2025

Vendi ynë ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 1 shtator 2023
28 Nëntor, 2025

Dashi Sot do jenë beqarët ata më të privilegjuarit në dashuri. Që në orët e para të mëngjesit do realizojnë...

Lexo më shumë

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve
27 Nëntor, 2025

“Asgjë shqetësuese” e cilësoi  në emisionin “Opinion” kryetari i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi takimin e një grupi demokratësh,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com