Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DW: Shqipëria, jo më një perlë e fshehur

2025/06/21 at 4:16 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
DW: Shqipëria, jo më një perlë e fshehur

Shqipëria nuk është më një perlë e fshehur, pasi në vitin 2024, më shumë se 11.7 milionë turistë të huaj vizituan vendin e vogël ballkanik dhe pritshmëritë janë që ky numër të rritet në 15 milionë deri në fund të këtij viti, një shifër gati katër herë më e madhe se popullsia e vendit.

Kështu nis reportazhi i medias gjermane prestigjioze “DW” për vendin tonë, i cili është kthyer në një destinacion turistik për vizitorë nga vende të ndryshme të botës.

Turistët u shprehën për median gjermane se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm për pushime nga Veriu në Jug.

“Shqipëria ofron larmishmëri, pasi ka ushqime të shijshme, plazhe të bukura dhe male të mrekullueshme. Ajo që më ka pëlqyer është natyra perfekte për hiking. Këtu kam 6 ditë edhe pse janë të pamjaftueshme, por padiskutim do të kthehem sërish.”

“Njerëz të mrekullueshëm dhe miqësorë, klima e shkëlqyer. Mendoj se Shqipëria ka mjaft potencial për tu bërë një shtet me turizëm madhështor. Kam 6 fëmijë dhe do të na pëlqente që herën tjetër të vinim me gjithë fëmijët këtu.”

“Kjo është hera e parë në Shqipëri. Eksperienca këtu është shumë e mirë, moti i bukur, njerëz të mrekullueshëm, ushqimi gjithashtu, gjithçka fantastike.”

“DW” thekson në reportazhin për vendin tonë se për të konkurruar në një rajon të dominuar nga lojtarë të mëdhenj të turizmit, të vendosur prej kohësh, si Greqia dhe Kroacia, Shqipëria ka nevojë për më shumë sesa vetëm çmime të ulëta dhe plazhe piktoreske.

Kjo është arsyeja pse disa hotele po provojnë një qasje të re: ofrimin e përvojave kulturore si vallet popullore dhe degustimet e ushqimit vendas për të krijuar një lidhje më të thellë mes turistëve dhe kulturës vendase.

Jo vetëm mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë atraksioneve turistike të Shqipërisë, por edhe në rrjetet sociale ka nisur një trend i ri me postime video nën sloganin “Albania is calling”, Shqipëria po na thërret.

Shumë të rinj nga vende të ndryshme të botës reklamojne vendin tonë si një destinacion ideal për tu vizituar.

Mbi të gjitha të huajt nëpërmjet videove ndajnë përvojat e tyre pozitive nga udhëtimet në Shqipëri duke ndihmuar njëkohësisht në rritjen e ndjeshme të profilit të Shqipërisë si destinacion turistik në rrjetet sociale./tvklan

Ju sugjerojmë

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë
Aktualitet

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

28 Nëntor, 2025 9:25 am
“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë
Aktualitet

“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë

28 Nëntor, 2025 8:53 am
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin
Aktualitet

Marco Rubio uron shqiptarët për 113 vjetorin e Pavarësisë

28 Nëntor, 2025 8:50 am
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin kërcënon Ukrainën dhe Perëndimin: Luftën e mbyll unë dhe kaq

28 Nëntor, 2025 8:23 am
113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi
Aktualitet

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi

28 Nëntor, 2025 7:59 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit, 28 nëntor 2025

28 Nëntor, 2025 7:58 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

28 Nëntor, 2025 7:55 am
Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve
-U tha në Opinion

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve

27 Nëntor, 2025 10:00 pm
A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi
-U tha në Opinion

A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi

27 Nëntor, 2025 9:38 pm
Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese
-U tha në Opinion

Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese

27 Nëntor, 2025 9:16 pm
Para
Demokracia ndryshon trendin! Rekord, 98% e mësuesve janë femra

Demokracia ndryshon trendin! Rekord, 98% e mësuesve janë femra

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin opozitar Tsikhanouski

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin opozitar Tsikhanouski

Tentuan kalimin kufitar me dokumente false greke, arrestohen dy turqit në Rinas

Tentuan kalimin kufitar me dokumente false greke, arrestohen dy turqit në Rinas

TE FUNDIT

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

113 vite shtet, Rama: Gëzuar Ditën e Pavarësisë
28 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka uruar 113 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Për të uruar shqiptarët në këtë ditë të rëndësishme...

Lexo më shumë

“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë

“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”, Osmani dhe Kurti urojnë Pavarësinë
28 Nëntor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë uruar sot 28 Nëntorin, duke nënvizuar peshën e kësaj date...

Lexo më shumë

Marco Rubio uron shqiptarët për 113 vjetorin e Pavarësisë

Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin
28 Nëntor, 2025

Një mesazh urimi për 113-vjetorin e Pavarësisë ka ardhur edhe nga SHBA. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio thotë se...

Lexo më shumë

Putin kërcënon Ukrainën dhe Perëndimin: Luftën e mbyll unë dhe kaq

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
28 Nëntor, 2025

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shuar çdo spekullim për sa i përket të ardhmes së luftës në Ukrainë. I...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com