Një vajzë 5-vjeçare është mbytur në përroin e fshatit Tarin të Manzës, teksa i ka rrëshkitur këmba dhe ka rënë në ujë. Edhe pse fëmijë të tjerë të zonës kanë njoftuar familjarë dhe të rritur, ka qenë e pamundur që vajza të shpëtonte. Trupi i saj është tërhequr nga ujërat e përroit dhe është gjetur i pajetë, rreth 500 metra më tutje.