Një 55-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si Dashamir Aarapaj.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet për vdekje natyrale. Ndërkohë, policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 24.10.2019, ora 15:00, ka shkuar me ambulancë pa shenja jete, në Spitalin Rajonal Durrës, shtetasi D.A., rreth 55 vjeç, banues në Durrës. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet për vdekje natyrale. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al