Një 51-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të shtunë në Durrës.
Sipas policisë, 51-vjeçari dyshohet se kur është futur në det për t’u larë, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
“Rreth orës 16:30, në Rrushkull Durrës, shtetasi Ll. K., 51 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se kur është futur në det për tu larë, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 51 vjeçarit.