Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Durrës/ Tentuan të fusin 35 mijë euro në Shqipëri përmes portit, arrestohen 4 persona

2024/06/10 at 10:05 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Durrës/ Tentuan të fusin 35 mijë euro në Shqipëri përmes portit, arrestohen 4 persona

Katër persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të fusin 35 mijë e 755 euro në Shqipëri përmes portit të Durrësit.

Ata i kishin ndarë paratë mes njëri-tjetrit, në mënyrë që të mos kapeshin nga autoritetet.

Fillimisht policia ndaloi një autobus që drejtohej nga Denis Menelli.

E më pas nga kontrolli i dy autobusëve dhe kontrollit fizik i dy shoferëve u zbuluan plot 35 755 euro dhe 70 franga.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të operacionit të koduar “Next”, të zhvilluar në bashkëpunim me DVP Durrës dhe autoritetet doganore, kanë goditur një rast të tentativës për të futur në Shqipëri, një shumë të madhe eurosh, pa e deklaruar.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll autobusin me drejtues shtetasin Denis Menelli. Gjatë kryerjes së kontrollit nga Policia, ky shtetas ka zbritur nga autobusi dhe i ka dhënë një shumë parash, një shtetasi që udhëtonte me një automjet tjetër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Denis Menelli (shoferi i parë i autobusit) dhe shtetasi Agim Idrizi (shofer i dytë i autobusit), po tentonin të fusnin në Shqipëri, një shumë të madhe eurosh, të cilën me qëllim shmangien e deklarimit para autoriteteve doganore, e kishin ndarë në disa pjesë, për t’ua dhënë shtetasve Tritan Biba dhe Frenki Fezo, të cilët udhëtonin me një automjet tjetër.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në autobus, shërbimet e Policisë gjetën 35 755 euro dhe 70 franga, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Denis Menelli, 32 vjeç, banues në Lushnjë, Agim Idrizi, 48 vjeç, banues në Fier, Tritan Biba, 54 vjeç, banues në Tiranë dhe Frenki Fezo, 25 vjeç, banues në Elbasan”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për vëprime të mëtejshme, për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Ju sugjerojmë

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
Aktualitet

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

9 Qershor, 2025 11:27 am
Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
Aktualitet

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

9 Qershor, 2025 11:26 am
Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
Aktualitet

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

9 Qershor, 2025 11:11 am
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
Aktualitet

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

9 Qershor, 2025 11:09 am
U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën
Bota

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

9 Qershor, 2025 11:04 am
Vala e të nxehtit në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun
Aktualitet

E hëna, dita më e ngrohtë e javës me temperatura deri në 38 °c

9 Qershor, 2025 10:55 am
Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?
Bota

Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?

9 Qershor, 2025 10:45 am
Para
14 maji/ PS zgjedh kandidatin për kryetar bashkie në Vlorë

Kryeministri Rama mbledh të martën Asamblenë Kombëtare të PS, zbardhet agjenda

Migrimi dhe rënia e shkallës së lindshmërisë tkurrin popullsinë në Kosovë

Migrimi dhe rënia e shkallës së lindshmërisë tkurrin popullsinë në Kosovë

Emri/ Person me rrezikshmëri të lartë, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Holandë

Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje dhe plagosje, arrestohet turku në Morinë

TE FUNDIT

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
9 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar edhe të hënën ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare. Ata janë mbledhur 29...

Lexo më shumë

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
9 Qershor, 2025

Ka nisur një aksion për prishjen e objekteve pa leje në jug të vendit nga ana e Inspektoratit Kombëtar për...

Lexo më shumë

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
9 Qershor, 2025

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka folur sot në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Europës...

Lexo më shumë

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
9 Qershor, 2025

‘Në Durrës, arkitekti i mirënjohur spanjoll Toni Girones po punon për riprojektimin e shkollës së re “Gjergj Kastrioti” pas zbulimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com