Një aksident i shumëfishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës.
Një shofer i cili ishte në gjendje të dehur ka përplasur katër makina të tjera, ndërsa mjeti që drejtohej prej tij ka përfunduar mbi rrethrrotullimin e ish-kënetës.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Personi i dehur është shoqëruar nga policia, ndërsa një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit./Opinion.al