Do të kultivonte brenda një magazine bime narkotike përmes teknologjisë së lartë.
Kjo ka mjaftuar për policinë e Durrësit që të arrestojë ZV/Drejtorin e Hekurudhës për Transportin e mallrave Tiranë-Shijak, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.
Artur Mahmutajt, 35 vjeç, me banim në Durrës, iu zbuluan në magazinën që posedonte, 3 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.