Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Durrës, pas një konflikti të çastit.
Ngjarja ka ndodhur në Shkafane, të Ishmit.
Sipas burimeve policore, i riu ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku bluzat e bardha konfirmojnë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe është në kërkim të tij, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.