Një tjetër vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në vendin tonë.
Mësohet se zjarri është konstatuar në te kodrat e Kallmit në Durrës dhe po përhapet me shpejtësi pasi ndihmohet nga era. Sipas informacioneve, flakët janë përhapur në jë zonë me shkurre.
Ndërkohë, zjarrfikësit janë duke punuar për të vënë në kontroll flakët në një terren shumë të vështirë.
Kjo është një zonë e pabanuar, kryesisht me bimësi shkurre dhe zjarri dyshohet se mund të jetë i qëllimshëm.