18 persona humbjen jetën ditën e sotme si pasojë tërmetit që goditi në orët e para të mëngjesit vendin tonë. Prej disa orësh ekipet e shpëtimit vijojnë punën për gjetjen e personave të tjerë që rezultojnë të zhdukur.
Ndërkohë, mësohet se në Durrës është nxjerrë i gjallë nga rrënojat një tjetër person. Sipas informacioneve, bëhet me dije se është shpëtuar 35-vjeçari Adriatik Boti, nga Dibra.
I riu është nxjerrë i gjallë nga rrënojat në hotel “Miramare”, në Durrës, i cili është shkatërruar plotësisht nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta.
Nga rrënojat e hotel “Miramare” janë nxjerrë deri më tani dy trupa të pajetë, ndërsa i tretë fatmirësisht është nxjerrë i gjallë./ Opinion.al