Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia pasi iu merrte para qytetarëve, për të parkuar automjetet në një hapësirë e cila ishte përcaktuar nga Bashkia e Durrësit si vendparkim pa pagesë.
Në një njoftim për mediat bëhet me dije se është prangosur shtetasi me inicilet A. Ç.
“Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të përfitimit në mënyrë të paligjshme të pagesave për parkimin e automjeteve në hapësira publike.
Për këtë rast, është vënë në pranga shtetasi A. Ç., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi iu merrte para qytetarëve, për të parkuar automjetet në një hapësirë e cila ishte përcaktuar nga Bashkia e Durrësit si vendparkim pa pagesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.