Një burrë është mbytur në det ditën e sotme në plazhin e Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake nga policia e këtij qytetit, viktima është rreth 55 – 60 vjeç. Ngjarja ndodhi në lagjen Nr.13, Plazh.
Policia shkoi menjëherë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.