Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në Durrës, pranë zonës së plazhit. Një makinë tip Benz me 5 persona është përplasur me një autoambulancë, e cila po transportonte për në spital një të sëmurë.
Në këtë aksident ka mbetur i plagosur një person, por është jashtë rreziku për jetën. Personeli mjekësor dhe i sëmuri që po transportohej nuk kanë asnjë lëndim.
Menjëherë është njoftuar një tjetër autoambulancë e cila ka shkuar në vendngjarje dhe ka transportuar të sëmurin dhe personat që gjendeshin në makinë.
Sipas informacioneve, makina tip Benz nuk kishte lejen e nevojshme për të qarkulluar, madje duke udhëtuar dhe me 5 persona në bord.
Në kohën e aksidentit autoambulanca po lëvizte me sirenë të ndezur. Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit./ Opinion.al