8 turistë polakë kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në fshatin Bizë të njësisë administrative Ishëm në Durrës.
Nga të dhënat, bëhet me dije se makina me të cilën po udhëtonin turistët është rrokullisur disa metra jashtë rrugës.
Pas aksidentit, të plagosurit janë transportuar në spitalin e Durrësit, pasi kanë marrë plagë dhe fraktura në pjesë të ndryshme të trupit.
Paraprakisht, dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të mungesës së ndriçimit dhe mosnjohjes së terrenit nga ana e tyre.
Ndërkohë, policia ende nuk ka bërë të ditur informacione rreth kësaj ngjarje./ Opinion.al E.Xh.