Durrës, koncert homazh për Papa Françeskun

Një mbrëmje e veçantë dhe e mbushur me emocione ishte ajo e së premtes në teatrin “Aleksandër Moisiu”, ku Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura dhe kori italian “Canticum Novum di Solomeo” sollën një koncert homazh dedikuar Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.


Nën drejtimin e dirigjentit italian Fabio Ciofini, orkestra dhe kori interpretuan vepra të kompozitorit të njohur amerikan Dan Forrest, ku u veçua “Pater Noster”, një pjesë e ndjerë në nderim të Papës.

“Dy pjesët e repertorit i përkasin një kompozitori mjaft të shquar, Dan Forrest. Në veçanti “Pater Noster” është e veçantë, pasi është marrë nga Fondacioni ynë 𝐵𝘳𝑢𝘯𝑒𝘭𝑙𝘰 & 𝘍𝑒𝘥𝑒𝘳𝑖𝘤𝑎 𝐶𝘶𝑐𝘪𝑛𝘦𝑙𝘭𝑖, që është në një vend të vogël në Perugia dhe i dedikohet Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Për këtë arsye ky koncert ka dhe një domethënie më të rëndësishme. Jemi shumë të lumtur për këtë bashkëpunim të suksesshëm me orkestrën e Forcave të Armatosura”, tha Ciofini.

Edhe për instrumentistët e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, ky koncert mbarte një ngarkesë të veçantë emocionale.

Ishin të shumtë artëdashësit që mirëpritën këtë bashkëpunim vokalo-simfonik.

Tv Klan



Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT