Ndërhyri për të ndaluar një sherr mes disa të rinjve në qytetin e Durrësit, por ka përfunduar i plagosur një polic i antidrogës. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë.
“Polici është plagosur me thikë nga një i ri i maskuar që ishte në një motor”, bëjnë me dije burimet policore.
Oficeri i plagosur është dërguar në spitalin e Durrësit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.