Një grua nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 3 fëmijëve, dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë, pas bullizimit në rrjetet sociale.
Në emër të saj u hapën profile, në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua.
Ngjarja ka ndodhur më datë 2 Janar 2024. Sipas Klan News viktima Bedrie Loka, kishte denoncuar 1 vit më parë në Policinë e Durrësit se persona të panjohur i kishin hapur adresë false me identitetin e saj në rrjetin social TikTok dhe e përdornin për ta bullizuar.
41-vjeçarja ishte punonjese ne një kompani fasonerie ne zonen e Fllakes. Dyshohet se kanë qenë kolegët e saj që kane hapur adresen në rrjetet sociale per ta denigruar. Ndaj policia po merr në pyetje të gjithë personelin me qëllim për të zbuluar personin apo personat që kanë hapur adresen fallco.
Ndërkohë policia bën me dije se materialet në lidhje me veprën e dyshuar penale “shkaktim vetëvrasjeje” do t’i kalojne Prokurorisë për hetime të mëtejshme.