Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur gjatë natës shkollën 9-vjeçare “Bedrie Bebeziqi”. Policia e Durrësit bën me dije se grabitësit kanë thyer xhamat e shkollës. Ndërkohë, drejtuesit e shkollës po bëjnë inventarizimin e sendeve të vjedhura. Nga
informacionet paraprake, mësohet se autorët kishin qëllim të merrnin dokumentacionin.