Pasditen e sotme një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesë nga familjarët e tij.
Dyshohet se shtetasi me iniciale D.I, është vetëvarur.
“Rreth orës 17:20, në lagjen nr.18,
në banesë është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi D. I., 47 vjeç”,-njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.